Si ta kontrollojme xhelozine

Si ta kontrollojme xhelozine

Per te mos u pushtuar nga fantazma e nje gruaje tjeter, per te mos u fiksuar te gjerat e kota, per te shmangur skenat e pahijshme dhe per te mos u bere qesharake, duhet ta largojme nga mendja kete mendim negativ.

Me pak fjale, per te mos i dhene fund nje lidhjeje te bukur vetem per shkak te pasigurive, atehere edukojeni vetveten.

Ka çifte qe besojne verberisht te njeri-tjetri, te tjere qe ndiejne pak xhelozi, te tjere akoma qe jane shume posesive.

Por ka edhe lidhje qe mund te shkaterrohen lehte nga pasiguria, kontrolli i tepert, fantazma e ish-it, sekretares, apo nje te dashure qe nuk ekziston. Nese nuk doni qe ta çoni edhe ju dem lidhjen tuaj, duhet te mesoni te kontrolloni xhelozine e tepruar.

Natyrisht qe ne disa raste eshte shume e veshtire, sepse edhe nese perpiqesh te kesh besim te partneri, gjithçka eshte ne favorin e tij: eshte simpatik, ka nje pozicion te mire ne pune, shpesh eshte i rrethuar nga femrat, ben shume udhetime pune… Ndoshta ka bere gabim qe ju ka treguar se ne te kaluaren ka qene pak qejfli femrash dhe kur permend te tilla gjera dihet se çfare mendojne vajzat per temen ne fjale: kush tradhton nje here, heret ose vone do ta beje serish. Pavaresisht tradites dhe se kaluares, ai mund te jete nje partner i shkelqyer dhe nese xhelozia vazhdon t’iu shqetesoje, problemi mund te jete i juaji. Ja si te dominoni mbi kete instinkt, i cili rrezikon t’iu prishe lumturine.

Pikenisja

Pyetja eshte e thjeshte: si e ke hallin? Çfare te shqeteson? Perpiquni te kuptoni se nga ju vjen kjo xhelozi, ka pasur diçka ne te kaluaren qe e ka nxitur, apo ka diçka ne te tashmen qe te ben te pasigurt. Paqendrueshmeria ekonomike, aspekti fizik, mendimi i tij per martesen. Pasi te keni gjetur pergjigjen, eshte e rendesishme te kuptoni qe nese ne te kaluaren keni pasur partner jo besnik dhe qe ju bente te vuanit, nuk eshte e thene qe çdo i dashur mund te sillet ne te njejten menyre. Gjithsesi kjo gje nuk e justifikon fiksimin tuaj.

Mos e jepni kurre veten, sidomos ne publik

Mos e mbani mendjen te dyshimi. Nuk ka rendesi se çfare gjerash te tmerrshme do t’iu beje te besoni mendja juaj, sidomos faktin qe partneri juaj ka nje tjeter. Nese nje here ai vonohet ne zyre, mund te kete pasur nje mbledhje te papritur ne pune me drejtorin dhe jo me nje sekretare seksi. Nese nuk pergjigjet ne celular, ndoshta nuk e ndien sepse po degjon muzike me ze te larte ne makine. Nese gjeni etiketen e nje pale veshjeve intime ne makine, ndoshta ka menduar t’iu beje nje surprize juve.

Si te bindeni

Nese bindjet tuaja konfirmohen dhe jeni te bindur se ai nuk ju qendron besnik, mos nguroni, por bejini ndonje pyetje. E rendesishme eshte qe te behet fjale per disa pyetje te thjeshta dhe jo per nje pyetesor te gjate. Ta shqetesoni me qindra pyetje boshe nuk do t’iu vleje asgje. Po komunikimit, jo tortures psikologjike!

Permbajtja

Pasi ta keni kuptuar se e juaja eshte xhelozi qe nuk mund te sherohet, mos u perpiqni ta mposhtni kete ndjenje, sepse te jeni te bindur se nuk do ta keni aspak te lehte. Megjithate ka diçka te