Si ta mësosh beben për të ngrënë perime?

Beba dhe Ushqimi

Beba dhe UshqimiAshtu si të rriturit edhe foshnjat kanë shijet e tyre dhe preferencat e tyre ushqimore. Nëse fëmija refuzon të hajë perime, mos u frikësoni!

Mund të ndodhë që fëmijës të mos i pëlqejnë këto ushqime, gjë që nuk është shqetësuese!

Megjithatë, është e rëndësishme që ai të hajë perime, kështu që duhet gjetur strategjia e duhur për një gjë të tillë!

Çfarë duhet bërë për ta nxitur fëmijën që të hajë perime?

– I jepni për të provuar disa lloje perimesh: nuk është e mundur që fëmija t’i urrejë të gjitha, kështu që ju këshillojmë që t’i jepni për të provuar disa lloje perimesh për të kuptuar më mirë shijet e tij.

– Gatuani gjellë me perime në shtëpi: ndoshta fëmijës nuk i pëlqen shija e konservave kështu që është mirë të hajë gatime me perime të freskëta.

– Ndryshoni mënyrën e paraqitjes së perimeve: nuk janë perimet në vetvete që nuk i pëlqejnë fëmijës, por forma në të cilën ato i jepen. Duhet të përpiqeni për të ndryshuar formën duke ia dhënë perimet në lëng, supë, pure apo copa të vogla.

– Perimet mund t’i përzjeni me ushqime të tjera që i pëlqejnë fëmijës, si për shëmbull me pak mish.
Gabimet që duhen shmangur:

– Nuk duhet të detyrohen fëmijët për të ngënë perime që nuk u pëlqejnë: një gjë e tillë do t’i traumatizonte duke i bërë që ta nxjerrin ushqimin me të vjellë.

– Nuk duhet të lihen fëmijët pa perime: perimet janë thelbësore për zhvillimin e tyre, kështu që nuk mund të hiqen nga ushqimi i tyre i përditshëm.

– Fëmijëve nuk duhet t’u jepen perime tepër shpesh apo tepër rrallë.

Komento