Si ta parandalojmë hemorragjin cerebrale

Si ta parandalojmë hemorragjin cerebrale

Si ta parandalojmë hemorragjin cerebraleHemorragjia cerebrale është një ndër sëmundjet më të rrezikshme dhe njëkohësisht një ndër sëmundjet më pak të përfolura. Hemorragjia cerebrale është derdhja e gjakut në tru.

Njerëzit që pësojnë hemorragji në tru, një pjesë vdesin, një pjesë mbesin të paralizuar dhe një pjesë tjetër mund të rikuperohen pas një periudhe të gjatë. Për këtë sëmundje flet mjeku neurolog (D.SH.M), Sokrat Xhaxho. Ai ka përmendur shkaqet e hemoragjisë cerebrale, shenjat që paraqet një person që pëson hemorragji cerebrale, moshat më të prekura etj.

I pyetur për mënyrën e trajtimit të këtyre sëmundjeve, ai bën fillimisht një ndarje. Sipas tij, kur është hemorragji e thellë në tru, i sëmuri mbahet në ndjekje. Në këtë rast është vërtetuar se ndërhyrjet kirurgjikale nuk janë pozitive. Ndërsa kur është hemorragji sipërfaqësore apo hemorragji atipike, ndërhyhet nga ana kirurgjikale. Nëse ka formë