Si ta parandaloni procesin e plakjes

Si ta parandaloni procesin e plakjes

Si ta parandaloni procesin e plakjesEkzistojnë metoda të ndryshme, të cilat ndikojnë në ripërtëritjen e dukjes së femrave, saqë shpeshherë krijohet përshtypja se ato nuk kanë nevojë t’u nënshtrohen operacioneve të shtrenjta.

Ripërtëritja e fytyrës, trupit dhe të gjithë organizmit nuk është se mund të mbërrihet vetëm nëpërmjet procedurave kozmetike. Me shumë gjasë ju ka ndodhur që të befasoheni kur një femër ju ka treguar për moshën e saj reale, pasi ju keni menduar që ajo është shumë më e re. E, ka qenë pikërisht njëra nga këto femra, që e ka ndarë me publikun eliksirin e saj të rinisë.

Image
Receta për ripërtëritjen e organizmit:

-100 mililitra vaj të farave të lirit

-2 limonë mesatarë

-1 thelb të madh hudhre

-0.5 kilogramë mjaltë

Përgatitja e eliksirit të rinisë:

Grijeni një hudhër të pastër, një limon të qëruar dhe një limon të paqëruar në makinën për grirjen e mishit dhe më pas përzieni këta përbërës me mjaltin dhe vajin. Përzierja duhet të ruhet në frigorifer në një kavanoz prej xhami. Konsumojeni çdo ditë nga një lugë gjelle të këtij eliksiri, rreth gjysmë ore para se të hani.

Komento