Home » Shëndetësi » Si ta parandaloni Renien e Flokeve

Si ta parandaloni Renien e Flokeve

si ta parandaloni renien e flokeve

Flokët kanë një rëndësi shumë të madhe për estetikën e njeriut. Rënia e tyre është e dukshme tek femrat dhe tek meshkujt, por më e theksuar është tek meshkujt. Por, përse bien flokët? A është i mundur parandalimi i këtij fenomeni? Si mund të trajtohet rënia e tyre?

Shkaqet e rënies

Trashëgimia dhe faktorët gjenetike. Rënia e flokëve ashtu si ngjyra e syve, është një tipar i trashëgueshëm. Me kalimin e kohës floku bëhet i hollë dhe bie kur folikulat vdesin. Gjenet që provokojnë rënien e flokut janë të transmetueshme nga të dy prindërit. Është i kotë rriti që ndiqet shpesh nga prindërit për të qethur fëmijët e vegjël, në mënyrë që të rritet dhe shtohet floku. Nëse njeri nga prindërit vuan rënien e flokut, ajo do transmetohet tek fëmija nëse ai ka marrë gjenet e tij. Por nga ana tjetër nuk është e thënë që prindi vuan rënien e flokut dhe patjetër duhet ta ketë dhe fëmija. Kjo është në varësi se nga cili prind i janë transmetuar gjenet fëmijës. Pikërisht me këtë fakt shpjegohen dhe rastet e shumta që ndodhin brenda një familjeje, ku njëri vëlla është tullac, ndërsa tjetri ka një dendësi të madhe të flokëve. Rënia e flokëve fillon që 20 vjeç, por ajo vihet re vetëm kur personi arrin në të 30-t. Rënia e flokëve nga trashëgimia është tipike në pjesën ballore dhe anash
ballit.

Stresi
Stresi është një faktor shumë rëndues në rënien e flokut. Në ndryshim me faktorin gjenetik, rënia e flokëve, për arsye stresi, është e shpërndarë në të gjithë zonën ku ka flokë ose e lokalizuar në formë rrethore. Sipas specialistëve, dietat e keqbalancuara sjellin si rezultat një keqekuilibrim të ushqimeve të nevojshme për organizmin. Mungesa e proteinave mund të ndryshojë prodhimin normal të flokëve dhe të bëjnë që flokët të hyjnë në një fazë pushimi dhe për dy apo tre muaj do të shfaqet humbja e flokëve në masë.

Sëmundjet
Ndodh shpesh që shfaqet dukuria e humbjes së flokëve pas kalimit të ndonjë infeksioni, si ethe të forta, operacione, etj. Gjithashtu dhe pas çrregullimeve të funksionimit të gjëndrave tiroide ndodh rënia e flokëve. Në këto raste është e nevojshme t’i jepet fund me trajtim për t’i normalizuar. Gjithashtu, shfaqet ky fenomen kur ka mosfunksionim të hormoneve mashkullore të njohura si androgjene ose femërore të njohura si estrogjene. Në këto raste korrigjimi i disekuilibrit eviton rënien e flokut. Gjithashtu, disa sëmundje shoqërohen nga rënia e flokëve, siç është rasti i diabetit dhe e kundërta. Rënia e flokëve është një paralajmërim se ndonjë sëmundje serioze po fillon të shfaqet. Medikamentet që përdorim për shërimin e sëmundjeve ndikojnë në rënien e flokut. Në këto raste lind si domosdoshmëri shtyrja e kurës së sëmundjes ose duhen marrë parasysh më parë pasojat e marrjes së këtyre medikamenteve. Rënia e flokëve nga marrja e medikamenteve zakonisht është e kthyeshme dhe përgjithësisht pa probleme.

Pakujdesia
Veset e këqija dhe pakujdesia. Abuzimi me trajtimet kozmetike me cilësi të keqe, agresive dhe përdorimi i vazhdueshëm i tyre besojnë dhe thyejnë kapilarët e flokut duke bërë të mundur rënien e tyre. Një armik i flokut është edhe larja e tyre shumë e shpeshtë dhe krehja me avuj të nxehtë që bëjnë të mundur këputjen e tyre dhe provokojnë disekuilibër në shtresën e yndyrshme të lëkurës.

Kujdes

  • 1-Kontrolloni stresin
  • 2-Mbani një dietë të përshtatshme
  • 3-Pini të paktën dy kg ujë në ditë
  • 4-Konsumoni fruta, perime dhe proteina, me ane të të cilave marrim vitaminat, minerale dhe materiale strukturale thelbësore në rikonstruktimin kapilar.
  • 5-Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrave shtazore, duke i zëvendësuar me vajra natyrale, veçanërisht me vajin e ullirit.
  • 6-Evitoni ushqimet e skuqura.
  • 7-Përdorni sallata të ndryshme.
  • 8-Dielli i pishinës dhe i detit është i dëmshëm për flokët.
  • 9-Mos e ndërroni shpesh shampon.
Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
Tags:

64 Responses to " Si ta parandaloni Renien e Flokeve "

  1. ilirjana says:

    Me falni cfar eshte kokrra e zeze ???

  2. adelina says:

    une nuk kuptoj cfar esht kokrra e zeze

  3. elvira molla says:

    pershendetje nje vajze 17 vjece dhe kam nje problem me renjen e flokut si mund TA PARANDALOJ dhe nuk di cfare te bej ???????????????????????????????

  4. luljeta says:

    mirmbrama une nuk kam asnje problem po ju pershendes per keshillat qe jepni sidomos per ushqim

  5. dorentina says:

    falimenderit per kshillat

  6. sahiti says:

    JAm 15 vjeq pse me bien floket

  7. sahiti says:

    pse me bien floket jam 15 vjeqq pres pergjegje

  8. Lena says:

    A mund ta di se perse me bien floket qe nga klasa e 8 kryesisht ne vjesht floket me rriten ngadal she a ka ndojne shampo per trashjen e flokeve

  9. Egzoni says:

    Jom 18 Vjeqar me Bien Floket qe 4 muaj Si muj ta parandaloj Renjen e tyre mee Ndihmoni ju lutem ??????

  10. pse me bien kaq shum floket says:

    a mund te di pse me bin floket kaq shum qe nga klasa9 filluan te me bien floket

  11. Egzoni says:

    po me bijen floktt qe 6 muaj kerkoj nje ilaq jam 19 vjeqar ,
    dhe si perdoret Hudra nese ka mundsi mem Tregu dikushh ???

  12. blerim says:

    jam nje djal 24 vjec dhe ka 4 muaj qe po vuaj renjen e flokeve dhe jam shum i shqetesuar … nuk e di pse me ndodh kjo se nuk e kam as ne trashigimi as te asnjerit prind ,,,, dhe kam nje vit e 3 muaj qe jetoj ne angli dhe nuk po gjej asnje zgjidhje as me shampot dhe as me ushqimet per vitamina ,, nuk e di kan rene ne dy pjeset anesore te ballit she floku me behet me yndyr per 1 dit se di pse u lutem me sugjeroni dicka car te bej pres sms flm per mirkuptimin

  13. Klajdi says:

    po degjoj ketu per faren e zeze qe ndalon renjen e flokut , nuk me rezulton keshtu , fara e zeze e ushqen flokun por tek meshkujt me renje te shumte te flokut nuk jep rezultate. eshte ber legjend kjo fara e zeze. duhet te dini se tek renja e flokut ndikon shume edhe yndyra e tepert . perzierja e bimeve si rozmarina, hithra , sherebela ushqejne flokun.

  14. aurora tozaj says:

    Kam renie te flokut pa pushim gjat gjithe vitit,renia ndryshon me sezone,kam mungese vitamine dhe stres,ju lutem cfar duhet te perdor per te ndaluar renien e flokut?

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress