Si ta perballojme te nxehtin e veres

Si ta perballojme te nxehtin e veres

Tashme qe vapa ka filluar me se miri, me rritjen e temperaturave rritet rreziku, por edhe masat qe duhen marre per ta perballuar.

Nder keshillat qe jepen nga shoqatat boterore te shendetesise, eshte ajo e qendrimit ne shtepi ne oret e pikut te vapes per te shmangur problemet me shendetin, veshja sa me lehte dhe pirja e se paku 2 litrave uje ne dite, konsumimi i ushqimeve te lehta, perdorimi i frutave dhe sallatave si dhe shmangia sa me shume te mundet e perdorimit te pijeve alkoolike.

Oret e ndaluara per te dale nga shtepia jane nga 12.00 deri ne 18.00, ndersa veshjet qe keshillohen te vishen jane prej pambuku, lino dhe pelhura te lehta.

Ne vijim theksohet se as njerezit por as kafshet nuk duhet te qendrojne per shume kohe ne makine e parkuar ne diell dhe nese hyhet ne makinen qe ka qene parkuar ne diell, fillimisht duhen hapur dyer dhe dritare qe te ajroset mire dhe me pas te niset udhetimi me dritare te hapura.

Komento