Si ta shpëtoni beben që i ka ngecur ushqimi në fyt?

Si ta shpëtoni beben që i ka ngecur ushqimi në fyt?

Si ta shpëtoni beben që i ka ngecur ushqimi në fyt?“St. John Ambulance” është organizatë e cila u mëson njerëzve ndihmën e parë mjekësore, dhe së fundmi kanë postuar një video të cilën çdo prind dhe person ordiner duhet ta shikojë.

Sipas tyre, 40 për qind e prindërve të të porsalindurve e kanë parë ndonjëherë beben e tyre duke pasur probleme me frymëmarrjen si pasojë e ngecjes së ushqimit në kanale të frymëmarrjes, dhe 80 për qind e tyre nuk kanë ditur si të reagojnë në ato momente kritike, transmeton Telegrafi.

Këto shifra padyshim se janë tronditëse, e veçanërisht nëse e konsideroni faktin se mesatarisht 34 bebe trajtohen çdo ditë për ngecje të ushqimit në fyt.

Pavarësisht se kjo është me të vërtetë serioze, ju nuk duhet të brengoseni sepse organizata e ka krijuar një video të animuar e cila tregon se si të reagoni në raste të tilla.

Kjo video është tejet e mirë dhe i paraqet katër karaktere të ndryshme. Në këtë video do ta mësoni teknikën adekuate, e cila nevojitet për ta shpëtuar beben.

Komento