Si ta vendosni kremin që të jetë më efikas

Si ta vendosni kremin që të jetë më efikas

Në mënyrë që produkti për kujdesin ndaj fytyrës të depërtojë thellë në lëkurë, më e rëndësishmja është të bëni piling thelbësor. Kremin e parë që do ta vendosni menjëherë pas tij, lëkura do ta thithë më mirë.

Nëse, për shembull, keni probleme me aknet, së pari vendosni kremin, i cili i thanë ato, e më pas vendosni kremin me faktorë mbrojtës. Nëse përdorni produktet për dy probleme, njërin prej tyre vendoseni në lëkurë “lakuriqe”, ndërsa tjetrin para gjumit. Në këtë mënyrë do ta fitoni ndikimin 100 për qind të kremit.

Të pamundurën bëjnë kremrat me retinoide, përkatësisht ato që i luftojnë rrudhat. Ato më së miri do të ishte t’i vendosni pas kremrave të tjera. Dermatologët sugjerojnë që fytyra të pastrohet me ujë të vakët, jo me të ftohtë. Në këtë mënyrë do ta ngritin temperaturën e trupit, me atë rast hapen poret, e në këtë mënyrë edhe kremrat do të thithen dhe do të depërtojnë më lehtë. Përbërësit e tyre kështu lëvizin më shpejt nëpër lëkurë dhe ndikojnë më shpejt, përderisa lëkura është e ngrohtë.

Mënyra më e mirë që lëkura t’i thithë përbërësit ushqyes nga kremrat është që ato të jenë të pasura me vajra natyrale. Por, kjo nuk vlen nëse përdorni produkte me retinoide, vitamina C dhe acide të ndryshme. Po ashtu, më mirë do të ishte t’i shmangni ato nëse jeni të ekspozuar ndaj akneve.

Për lëkurë të yndyrshme, përdoreni kremin që për bazë ka ujin

Para se të niseni në blerjen e kremrave, duhet saktësisht ta dini se çfarë lloji të lëkurës keni – të thatë, të yndyrshme, të përzier, normale apo të ndjeshme. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, zgjidhni kremin që për bazë kanë ujin dhe fytyrën detyrimisht ta pastroni dy herë brenda ditës. Lëkura e thatë më së shumti kërkon hidratim, ngase më tepër shfaqen rrudhat.

Komento