Si të bëheni më të gjatë brenda një jave?

4

Alice Robinson nga Anglia testoi disa teknika të ndryshme dhe ia doli që të bëhej 1.5cm më e gjatë brenda një jave. Madje, qëndrimi i duhur do të shtojë edhe një tjetër centimetër në gjatësinë tuaj.

Si është e mundur kjo?

Në fakt ju mund të bëheni më të gjatë edhe duke fjetur. Duke qëndruar 10 minuta shtrirë në shpinë ju shtoni 5mm gjatësi. Kjo ndodh falë tkurrjes së shpinës gjatë ditës dhe kthimin e formës së saj kur shtriheni.

Por, ata që janë më të vjetër se 25 vjet nuk do të marrin rezultate të mëdha nga kjo teknikë.

Dilni me biçikletë

Për t’u bërë më i gjatë duke i dhënë biçikletës, rregullojeni ulësen në atë mënyrë që ju duhet t’i shtrini këmbët për t’i arritur pedalet. Mos e vendosni shumë lartë, sepse mund t’i dëmtoni kyçet, transmeton Gazeta Express.

Rrini në një shufër

Ky është një ushtrim i lehtë. Nuk keni nevojë të bëni ulje-ngritje: thjeshtë qëndroni varur në shufër, aq gjatë sa mundeni. Ky ushtrim ndihmon në forcimin e shpinës dhe muskujve abdominal.

Qëndroni në supe

Në këtë pozitë, shtrini këmbët lart aq sa të mundeni. Është e rëndësishme që ta mbani trupin në një kënd të drejtë dhe të mos i lejoni këmbët të bien, sepse mund të lëndoheni.

Ushtrimi i kobrës

Përveçse është i mirë për shpinën tuaj, ky ushtrim i bën mirë shpinës, barkut, ijëve dhe vitheve.

Bëni lakime të trupit

Duke u lakuar, mbani këmbët drejtë dhe prekni gishtat e dorës me të këmbës. Filloni ngadalë, dhe gradualisht rriteni numrin e lakimeve.

Kërceni

Mund të kërceni në një litar, të luani basketboll ose thjeshtë të kërceni në vend. Ky ushtrim ju ndihmon në forcimin e eshtrave dhe muskujve, dhe, me kohë, do të bëheni pak më i gjatë.

Notoni

Noti i ka të gjitha gjërat që ju ndihmojnë të bëheni më të gjatë. Në ujë, ngarkesat në disqe dhe eshtra janë më të vogla, duke i bërë kyçet më të lëvizshme. Kjo e bën rritjen e gjatësisë më të lehtë.

Çfarë duhet të mbani në mend

Disa faktorë tjerë që ndikojnë në gjatësinë tuaj janë:

–  Dieta juaj

–  Gjumi

Për t’u bërë më të gjatë, duhet të konsumoni sasi të mjaftueshme të kalciumit, hekurit, vitaminës D dhe vitaminave të tjera për të cilat ka nevojë trupi për të funksionuar siç duhet.

Duhet të flini në një sipërfaqe të fortë. Më e mira është që të zgjedhni një dyshek dhe jastëk ortopedik.

Të gjitha këto do t’ju ndihmojnë të zgjateni pak dhe të keni qëndrim të përsosur të trupit. /Gazeta Express

Komento