Si të bëni regjenerues natyral për thonj?

Si të bëni regjenerues natyral për thonj?

Si të bëni regjenerues natyral për thonj?Nëse dëshironi që të keni thonj të fortë dhe t’ju rriten më shpejt mund ta provoni këshillën në vijim.

Krejt çfarë duhet të bëni është ta shtypni një thelb të hudhrës dhe me të t’i fërkoni thonjtë, ta mbani rreth gjysmë ore e më pas t’i lani duart. Në mënyrë që sa më lehtë ta hiqni aromën, e aplikoni pak limon dhe me të i fërkoni duart. Kjo perime e popullarizuar i forcon thonjtë. Mund ta bëni edhe një regjenerues për forcim dhe rritje më të shpejtë të thonjve, gjithashtu nga hudhra.

Receta:

E preni imët një thelb të hudhrës dhe e qitni në llak pa ngjyrë për thonj. Lëreni që të qëndrojë 48 orë. Çdo të dytën ditë i lyeni thonjtë me të. mos i hiqni shtresat për 4 ose 5 herë. pas herës së pestë e hiqni shtresën dhe filloni përsëri me lyerje. Pas 2 ose 3 javëve do të jeni të kënaqura me rezultatin. Receta është e vërtetuar, ka paksa një aromë më intensive të hudhrës, por ajo zhduket shpejtë.

Komento