Si të çliroheni prej hemorroideve

hemorroide

hemorroideHemorroidet shkaktohen nga dieta e dobët, nga ngritja e peshave të rënda, shtatëzënia, nga rishfaqja e kapsllëkut, nga vështirësitë në jashtëqitje dhe diarre, paraqiten për shkak të shtypjes në venat e komblikut dhe rektumit.

Hemorroidet janë infamacion që përmban enë të zgjeruara të gjakut që ndodhen brenda dhe jashtë anusit apo rektumit.

Simptomat e zakonshme përfshijnë: ënjtje, kruarje dhe ndjenjë e djegies që në të shumtën e kohës janë të bezdishme dhe problematike, lëvizje e dhimbshme e zorrëve, mukozë që rrjedh nga lëvizja e zorrëve si dhe gjakosje përmes anusit.

Çlirimi nga hemorroidet

1. Gjatë lëvizjes së zorrëve shmanguni nga tendosja: Një nga shkaqet e paraqitjes së hemorroideve është tendosja e zorrëve, që shkakton kapsllëkun. Përdorni ndonjë produkt që shërben si zbutës i jashtëqitjes.

2. Bëni një vaskë të ngrohtë: është një metodë tejet efektive për reduktimin e dhimbjeve nga hemorroidet. Kjo gjë bëhet ashtu që zhyteni në vaskë, shtoni kripë Epsom dhe rrini brenda për 15 minuta.

3. Kompresim i ngrohtë: Merreni një peshqir të pastër larjeje, zhyteni në ujë të vakët dhe aplikoni kompresim direkt mbi hemorroidet për dhjetë apo pesëmbëdhjetë minuta. Përsëriteni katër deri në pesë herë në ditë, kjo do ju lirojë nga sikleti.

4. Kremë apo pomadë: Shkoni në barnatoren më të afërt dhe merreni një pomadë apo kremë që ndalon kruarjen dhe lehtëson dhimbjen. Kremat kanë hidrokortisonë apo lidokainë, përbërës aktiv që janë efektivë në largimin e kruarjes.

5. Përdorimi i regjësit: Pas jashtëqitjes zhyteni pambukun në regjës dhe aplikojeni direkt në pjesën e prekur nga hemorroidet që të reduktoni inflamacionin. Përsëriteni sa më shpesh, të paktën katër apo pesë herë në ditë.

6. Pastrojeni si duhet: Sigurohuni të keni pastruar mirë vendin pas jashtëqitjes që të evitoni irritimin e mëtutjeshëm të anusit apo rektumit. është mirë që të përdorni letër të lagur apo të tilla që përdoren për pastrimin e fëmijëve.

7. Pako akulli: Që të reduktoni dhimbjen e hemorroideve, aplikoni pakon me akull në pjesën e ënjtur mirëpo sigurohuni të mos e mbani gjatë. Pesë deri në dhjetë minuta do të mjaftojnë.

8. Kur ndjeni nevojë- dilni jashtë: Nëse ndjeni nevojë për jashtëqitje atëherë shkoni në tualet menjëherë.

9. Terapi me shilte: Merrreni një shilte me sfungjer që të uleni mbi të, kjo do e lehtësojë shtypjen që lidhet me hemorroidet. Kjo gjë nuk i shëron hemorroidet por e lehtëson dhimbjen tuaj.

Komento