Si të edukoni djalin, dhe si vajzën?

Si të edukoni djalin, dhe si vajzën?

Kur jeni shtatëzënë është plotësisht normale të ëndërroni se si do të rrisni vajzën, e si djalin.

Disa nëna të reja mendojnë që më lehtë është të rrisësh vajza, gjersa disa nëna tjera e mendojnë të kundërtën. Në të vërtetë në realitet është shumë ndryshe dhe kurrë nuk mund të planifikoni se çfarë karakteri do të ketë fëmiu juaj sepse secili fëmijë është i veçantë dhe në të shumtën e rasteve gjinia nuk luan ndonjë rol me rëndësi.

Në realitet, më e rëndësishme është mënyra se si silleni ndaj fëmijëve dhe shumë herë prindërit nuk janë të vetëdijshëm se sa ata ndikojnë në fëmijët e tyre.

Me gjithë faktin që hulumtuesit kanë zbuluar me mijëra dallime në trurin e mashkullit dhe femrës, prapseprap egziston dallimi se si duhet edukuar djalin dhe si vajzën dhe çfarë presin ata nga ju.

 

Si ta edukoni djalin?

Djemtë që nga hapat e parë mësohen të bëhen dominant, që gjithmonë të fitojnë dhe kurrë të mos qajnë edhe pse për këtë nuk e kanë të lehtë fare. Por kush mundet ti neutralizojë stereotipet negative sikurse nëna?!

Prej vegjëlisë mund ta mësoni se si ti respektojë ndjenjat e huaja dhe ti shprehë të tijat, dhe të jeni të sigurtë që edhe djemtë sikurse vajzat janë të gatshëm ta pranojnë këtë informacion.

Djemtë janë gjithmonë nën ndikimin e shoqërisë që të jenë të fortë dhe të mos qajnë, por aty është edhe nëna e cila i jep të kuptojë që të jesh i trishtuar është e vështirë por duhet që ndjenjat ti ndajë me dikë.

Vazhdimisht shfrytëzoni momentet për të biseduar, gjatë vozitjes, para se të flenë apo pas mësimit nga shkolla (spo kopshti) dhe kjo do të jep mundësinë që djemtë të bëhen më të hapur. Gjithashtu, është me rëndësi të bisedohet edhe gjatë lojës sepse djemtë e kanë më të lehtë për të biseduar derisa janë teë fokusuar në një aktivitet tjetër.

Përpos kësaj, nënat janë personat ideal për ti mësuar djemve të gjitha për gjininë e kundërt dhe jo vetëm për atë se cili është dallimi në mes të djemve dhe vajzave, por edhe mënyrën si të sillen ndaj vajzave, të mësojnë si ti respektojnë dhe llastojnë.

Si ta edukoni vajzën?

Nga fakti që janë të gjinisë së njejtë, nënat dhe vajzat e kanë më të lehtë afrimin.

Do ta keni më të lehtë të kuptoni se çfarë po përjeton vajza juaj, nga vet përvoja juaj paraprake.

Gjatë zhvillimit të hershëm, kur vajzat fillojnë të bëjnë dallimin në mes të gjinive, zakonisht në moshën mes 4 dhe 6 vjeç, ato fillojnë të ju imitojnë. Megjithatë ndonjëherë mund të jetë e komplikuar sepse kur mendoni që e dini saktësisht se si ndihet, kjo arsye mund të ju ndalojë që ta kuptoni plotësisht.

Në pubertet, vajzat ndalojnë të konsultohen me nënat dhe bëhen shumë kritike, sa që nganjëherë mund të vijë deri te keqkuptimet që është plotësisht normale në periudhën e adoleshencës. Por kurrë nuk duhet të tërhiqeni sepse vajza juaj ka nevojë për ju më shumë se asnjëherë tjetër.

Përfundimisht, mundohuni që të përballeni me të gjitha sfidat e fëmijëve tuaj dhe mundohuni që ti përkrahni çfarëdo gjinije që të kenë ata.

Komento