Home » Këshilla të ndryshme » Si të fshehni kilogramët e tepërt nga stomaku!

Si të fshehni kilogramët e tepërt nga stomaku!

Urreni momentin kur duhet të visheni në bikini dhe gjatë gjithë kohës e tërhiqni stomakun brenda që te dukeni më të dobët? Pra, koha është për ndryshime që do t’ju sjellin rezultate të vërteta, për dallim të jojo-efektit që e sjellin dietat.

Lajmi i keq është që yndyrnat e pakëndshme rreth stomakut  jo vetëm që nuk duken mirë dhe i pengojnë vetëbesimit, por edhe janë të dëmshme për shëndetin. Mbledhja e yndyrnave në stomak është më e dëmshme se mbledhja e tyre në pjesë të tjera të trupit. Teprica e yndyrnave në stomak rrit rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe disa lloje të kancerit.

 

Lajmi i mirë është që me ndihmën e ndyshimeve të thjeshta në mënyrën e të ushqyerit, mund të liroheni nga yndyrnat e tepërta dhe ta fitoni formën e dëshiruar.

 

Ndani të paktën 10 minuta gjatë ditës për relaksim

Sa më  shumë të jeni të ekspozuar ndaj stresit, aq më tepër yndyrna do të keni rreth stomakut.
Është vërtetuar lidhja ndërmjet stresit dhe yndyrnave “kokëforte” në stomak. Shkenctarët shpjegojnë se kur trupi është nën ndikim të stresit, tajohet sasi më e madhe e hormonit kortizol i cili e stimulon trupin për të ruajtur yndyrna në zonën e stomakut.

Gjeni kohë së paku 10-15 minuta çdo ditë që të relaksoheni duke ndegjuar muzikë ose të shijoni ndonjë filxhan çaj të gjelbërt. Është e pamundur të jetohet pa stres, por bëni gjithçka që keni në dorën tuaj që ta zvogëloni stresin aq sa është e mundur.

KOnsumoni yndyrna të shëndetshme

 

Yndyrnat e shëndosha që hasen te frutat e detit, avokado dhe çokolada e zezë janë të dobishme për “shkrirjen” e yndyrnave të pakëndshme rreth stomakut. Asaj që duhet t’i largoheni është ushqimi i skuqur, ëmbëlsira, ushqime të tjera të yndyrshme etj.

Zvogëloni fryerjen e stomakut

Fryerja e stomakut është gjendje e cila kalon, por aspak nuk është e këndshme. Ushqime ose zakonet e caktuara mund të sjellin deri te fryerja e stomakut. Ja se çfarë duhet të keni kujdes që t’I shmangeni kësaj:

  • Largohuni nga konsumimi i brokoli, lakër, fasule, speca dhe lulelakër
  • Thuani “JO” pijeve të gazuara
  • Hani ngadalë që t’i shmangeni “gëlltitjes” së ajrit
  • Mos përtypni çamçakëz sepse gjatë përtypjes gëlltitni edhe ajr
  • Zvogëloni konzumimin e krypër sepse krypa i mban lëngjet në trup

 

Mos bëni vetëm ushtrime për stomakun, por kombinoni ushtrimet

Bëni nga 150 ushtrime për stomak rregullisht, por megjithatë nuk mund të fitoni stomak me muskuj?
Vetëm nëse nuk jeni nga ato të rrallat që natyra ju ka dhuruar një stomak të tillë, as qindar ushtrime stomaku nuk do të ju ndihmojnë që të liroheni nga teprica nëse nuk bëni kombinimin me aktivitete të tjera fizike.

Mos i anashkaloni aerobik ushtrimet. Ato do të ju ndihmojnë të dobësoheni, kurse pjesa më e madhe e njerëzve fillimisht dobësohen në zonën e stomakut. Ecni me tempo të shpejtë gjysmë ore çdo ditë  dhe nuk do të kaloni kohë të gjatë që ti shihni rezultatet.

Është tejet me rëndësi t’i shtrëngoni të gjithë muskujt në zonën e stomakut.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress