Si të jetoni të lumtur?

Si të jetoni të lumtur

Si të jetoni të lumturFilloni duke mos reaguar. Pra, çfarë është ajo për të cilën ne të gjithë po kërkojmë? Lumturia? Dashuria e përjetshme? Paqja e mendjes? Shëndeti? Suksesi? Apo të gjitha këto në të jëjtën kohë? Njerëzit kërkojnë më shumë stabilitet emocional ose harmoni shpirtërore në mënyrë që të bëjnë një jetë të lumtur dhe të qetë në vend që të mberthehen nga emocionet negative.

Pa marrë parasysh se sa shumë punojmë ne për mirëqenien tonë, jeta do të mbetet gjithmonë e paparashikueshme, dhe të dyja gjërat të mira dhe të këqija do të ndodhin. Asnjëri prej nesh nuk mund të bëjë asgjë në lidhje me këtë. Çfarë mund të bëjmë ne për të përmirësuar cilësinë e jetës tonë? Ne nuk mund të kontrollojmë sjelljen e fëmijëve tanë, por ne mund të bëjmë diçka në lidhje me reagimin tonë ndaj tyre. Ne nuk mund të bëjmë që dikush të na dojë, por mund t’i tregojmë këtij personi se si ndihemi. Ne nuk mund të zdukim trafikun, ose të rrisim rrogat, ose të bëjmë që dielli të shkëlqejë në një ditë me shi.
Në vend që të qëndrojmë të zemëruar me fëmijët tanë, ne mund të zgjidhim një afrimitet më konstruktiv për të qenë më pranë tyre. Në vend që të ndihemi inferior në lidhje me mikun tonë më të mirë, ne mund të zhvillojmë vetë-vlerësim. Ka shembuj të panumërt, por ajo që është e përbashkët është se zgjidhja e problemeve tona zakonisht qëndron brenda vetes dhe jo në botë.
Ne vend që të përpiqemi kot për të ndryshuar rrethanat dhe njerëzit rreth nesh, ne mund të ndryshojmë mënyrën se si ne reagojmë. Me fjalë të tjera, nëse ne mësojmë se si të programojmë emocionet e trurit tonë , ne do të bëjmë një jetë më të lumtur.

Komento