Si të keni flokë të bukur pa shpenzuar shumë

floke te bukur

Sodë buke për flokë të shëndetshëm.

Flokët tuaj do të kenë më shumë shkëlqim dhe do të jenë më voluminoz nëse ju ndaloni së përdoruri produktet të cilët ashpërsojnë, dëmtojnë dhe djegun flokët tuaj. Por në qoftëse i lini ato do t’ju duhet të blini një shampo të mirë. Në fakt as  kjo nuk do t’ju nevojitet nëse ju i trajtoni flokët me një lëng të cilin mund t’a përgatisni vetë. Mjafton të një lugë sodë buke së bashku me një lugë verë e bardhë.

Shampo që pastron zbokthin

Mos e përdorni shpesh shampon që pastron zbokthin sepse ju heq ngjyren e flokëve, humbet shkëlqimin e tyre. Kështu ato do të duken gjysëm-gjysëm të lyer. Prandaj ju këshillojmë që shampon pastruese t’a përdorni vetem disa ditë para se  të lyeni flokët, në këtë mënyrë flokët tuaj do të marrin një ngjyrë më të mirë

Mos përdorni shumë gjëra

Nëse ju përdorni për flokët tuaj shampo, xhel, sprai do të thotë që ju po i lyeni ato më shumë se duhet me produkte, prandaj do të ishte shumë më mirë nëse  do i përgjysmonit, ose ndaloni së përdorur ato për disa kohë. Ju do të ndaloni rutinën e efektshmërisë së produkteve kështu herët që ju do i përdorni ato do të jenë më shumë efektivë.

Lani majat e flokëve me shampo speciale

Mos shpenzoni shuma të mëdha parash për të trajtuar majat e flokëve të cilat janë të dëmtuar, të djegur dhe dy-majesh. Një shishe me shampo bebeje e cila nuk kushton shumë mund të kujdeset fare mirë për flokët, duke u ri-kthyer ato në një formë të mrekullueshme.

Dhurojini shkëlqim natyral flokëve

Dëshironi të keni flokë me shkëlqim pa shpenzuar shumë atëherë provoni t’i lyeni ato me një trajtim fantastik. Mjafton të përzieni ¼ lëng limoni me 1 filxhan ujë të ngrohtë dhe pastaj të lyeni flokët.

Komento