Si të keni këmbë të lëmuara pas depilimit

peppermint-aftershave-pa

Dëshironi të keni këmbë të lëmuara pasi t’i depiloni ato? Shpesh-herë ju i depiloni ato duke hequr qimet me brisk, dhe si pasojë lëkura juaj irritohet dhe bëhet me puçerra, atëherë ju sugjerojmë t’a trajtoni atë me një recetë të thjeshtë të cilen mund t’a pergatisni në shtëpi.

Përbërësit;

½ filxhan çaji hithra

1 lugë lëng “Witch Hazel”

1 lugë lëng “Apple Cider Vinegar”

3 pika vaj aromatizues hithrash

Përgatitja;

Hedhni në një tenxhere të vogel hithrat, hidhni 125 ml ujë që të ziejë. Mbulojeni pastaj me kapak deri sa të ftohet. Pastaj shtoni me radhë lëngun e “Witch Hazel”, pastaj “Apple Cider Vinegar”, dhe hidheni në një shishe e cila nuk duhet të ketë përbërje metalike. Tundeni mirë para se të lyeni trupin tuaj me masen e përgatitur. Për një efekt më të mirë vendoseni përpara në frigorifer.

Komento