Si të keni lëkurë të paster dhe të butë

3

Dëshironi të keni një lëkurë të paster, të bardhë dhe të butë si mëndafsh atëherë ju këshillojmë t’a trajtoni atë me një maskë shumë të mirë. Përgatisni vetë me produktet që ju gjinden në shtëpi një maskë të mrekullueshme, rezultatet e së cilës do t’i vini re shumë shpejt nëse e përgatisni dhe e vendosni mbi lëkurë shpesh me një rregull të caktuar.

Përbërësit;

1 lugë lëng limoni

1 lugë vaj ulliri

Dhe pak esencë aromatizuese për të mos lënë aromen vajit të ullirit të qëndrojë gjatë.

Në një filxhan të madh hedhni vajin e ullirit e perzieni me lëngun e limonit dhe shtoni pak esencë aromatizuese. Lyeni fytyren me maskën e përgatitur dhe lëreni të qëndrojë 15 minuta. Pasi lëkura të ketë marrë esencën e maskës ju lani fytyren me një krem hidratues me bazë qumështi që të ledhtojë dhe të mbrojë butësinë e lëkurës, duke qënë se lëngu i limonit pastron poret dhe i hap ato. Vaji i ullirit do t’i dhurojë ushqim dhe shkëlqim pigmentit të lëkurës. Atëherë të dashura femra mos prisni më shumë, me larmishmërinë e pafundme të maskave që ju mund të përgatisni vetë me duart tuaja, dhe mbi të gjitha pa shpenzuar shumë do të keni një lëkurë për t’u pasur zili.

Komento