Si të keni lëkurë të shtrënguar pas dietës

Si të keni lëkurë të shtrënguar pas dietës

Kur t’ia dilni ta hiqni ndonjë kilogram shtesë dhe lëkura t’ju duket më bukur se përpara, duhet ta dini se as atëherë nuk ka mbaruar gjithçka.

Pasi të keni humbur në peshë, lëkura në trup është lëshuar paksa dhe duhet të përkujdeseni për të në mënyrë që ta tërhiqni atë. Me kalimin e kohës, natyrisht, edhe me kalimin e viteve, lëkura e humb elasticitetin. Prandaj, ju prezantojmë disa këshilla, në mënyrë që ta shtrëngoni lëkurën tuaj.

Kilogramët humbni ngadalë

Humbja e ngadalshme në peshë ndikon që lëkura juaj të lëshohet paksa. Dieta e shpejta dhe mënyra e shpejtë e mbajtjes së tyre nuk ndikon mirë as për lëkurën tuaj e as për shëndetin tuaj në përgjithësi. Nëse humbni peshë në mënyrë të shpejtë, atëherë duhet ta kuptoni se lëkura mbetet aty, por se nuk është si në gjendjen e mëparshme. Duhet të merrni masa në kujdesin e lëkurës, përndryshe ajo do të irritohet dhe ju do të dukeni shumë më e moshuar sesa në të vërtetë jeni. Do të ishte shumë më e sigurt dhe më e shëndetshme që të humbni në peshë përmes ushqimit të shëndetshëm dhe ushtrimeve të rregullta.

Pilingu i lëkurës

Ekspertët mendojnë se për ta pasur një lëkurë më të tërhequr dhe më të shtrënguar piling i shkëlqyeshëm është fërkimi i saj me kripë deti, apo me disa preparate të dedikuara enkas për shtrëngimin dhe tërheqjen e lëkurës. E gjithë kjo ndikon dhe nxit qarkullimin e mirë të gjakut, e rezultat i kësaj është një lëkurë më elastike. Bëni një piling të mirë gjatë kohës së dushit, disa herë në javë, varësisht nga lloji i lëkurës suaj.

Përdoreni kremin me kolagjen

Edhe një tjetër mënyrë për ta shtrënguar dhe tërhequr lëkurën janë kremrat e pasura me kolagjen. Ato kushtojnë, por ia vlen. Mirëpo, kur të përcaktoheni për kremra të tilla, së pari duhet të këshilloheni me dermatologun tuaj, sepse nuk ndikon secili prodhim njësoj edhe te tjetri.

Konsumoni shumë ujë

Lëkura e shëndoshë është lëkura e hidratuar. Pra, zëvendësojini lëngjet me ujë dhe rezultati juaj për një lëkurë të pastër do të jetë i garantuar e gjithsesi mos të harrojmë se sa e shëndetshme është të konsumoni ujë gjatë mbajtjes së dietës, pasi që uji ndikon në hedhjen jashtë të helmeve që i kemi brenda organizmit.

Terapia me masazh

Pas humbjes në peshë, edhe masazhet ndihmojnë në shtrëngimin e lëkurës. Përse të mos e provoni? Në rastin më të mirë lëkura juaj do të duket më e mirë dhe më e shëndetshme, ë rastin më të keq do t’ju relaksojë.

Komento