Si të keni një lëkurë sa më të shëndoshë

Si të keni një lëkurë sa më të shëndoshë

Për të kuruar lëkurën nuk është e mjaftueshme që të vendosesh krem dy herë në ditë, por edhe të investosh në produkte bukurie.

Është i efektshëm në reduktimin e rrudhave, njollave të pleqërisë, të lëkurës së dëmtuar nga dielli dhe shenjat nga aknet. Trajtimi stimulon prodhimin e qelizave të lëkurës dhe të kolagjenit.

Lëkura ka dy shtresa kryesore: epidermën dhe dermën. Në sipërfaqe të epidermës ekziston një shtresë e sipërme që quhet stratum corneum. Kjo shtresë është si strehë e shumicës së papërsosurave të lëkurës, siç janë: rrudhat e lehta dhe njollat, që shfaqen si pasojë e krijimit të qelizave të vdekura në të. Pajisja lëshon mikrokristale në sipërfaqen e lëkurës dhe si rezultat bëhet gërryerja e kësaj shtrese të lëkurës. Çdo trajtim zgjat nga 30 deri në 60 minuta. Për të arritur rezultat maksimal, numri i trajtimeve duhet të jetë ndërmjet 5 dhe 12, në çdo dy ose tre javë. Gjithashtu mund të trajtohet edhe dekolteja.

Cilat janë dobitë

Praktikisht s’ka efekte anësore, lëkura bëhet më e freskët dhe më e shkëlqyer, arrin trajtim të sigurt dhe të efektshëm, i cili mund të bëhet gjatë pushimit të drekës dhe mund të bëhet në gjitha llojet e lëkurës dhe mund t’u ktheheni aktiviteteve ditore menjëherë pas trajtimit.

Çfarë duhet pasur parasysh

Për të arritur rezultate të kënaqshme, nevojiten disa trajtime. Për kujdes ndaj lëkurës mund të rekomandohet një program i veçantë në mënyrë që të fitohen rezultate maksimale. Pas trajtimit, një javë rresht, duhet të përdoret kremi mbrojtje nga dielli me faktor SPF 30.

Trajtimi i fytyrës

Ky trajtim përfshin pastrimin e fytyrës, analizat e fytyrës, pilingun e fytyrës, pastrim me avull, ushqyerjen e fytyrës me maska adekuate, si dhe kujdesin me frekuencën më të lartë që bën dezinfektimin e fytyrës. Në varësi të tipit të lëkurës bëhet edhe trajtimi i lëkurës, trajtimi i akneve, trajtimi i rrudhave, trajtimi i fytyrës së dehidratuar etj. Trajtimi zgjat diku rreth 60 minuta dhe në këtë trajtim mund të trajtohet dhe dekolteja. Pastrimi i thellë i fytyrës përfshin kombinimin e pastrimit klasik dhe mikrodermabraziont, me këtë rast së pari bëhet pastrimi i fytyrës, e pastaj aplikohet mikroderabrazioni./zeri/

Komento