Si të konsumoni më pak ushqim!

hani me pak

Të organizuarit një plan për dietën tuaj, do t’ju ndihmojë shumë që t’a realizoni atë me përpikmëri. Ja disa hapa:
Konsumoni më pak ushqim. Në vënd që të konsumoni një sasi të madhe ushqimi në një vakt ushqimor, do të ishte më mirë nëse e ndani këtë ushqim dhe e konsumoni përgjatë gjithë ditës. Të konsumuarit ushqim në mënyrë të rregullt dhe pak, ju heq atë dëshirën e urisë së pangopshme.

Mos konsumoni gjë para se të shkoni në shtrat. Konsumoni ushqim të paktën 3 orë para se të shkoni të flini në shtrat kështu edhe organzimi juaj do të ketë kohën e mjaftueshme për të përpunuar ushqimin.

Lani dhëmbët heret. Besoj se çdo kush e ka të vështire të konsumojë ushqim pasi të ketë larë dhëmbët në darkë.

Eleminoni sheqerin. Mos konsumoni më pije të ëmbla të cilat ju rrisin ndjesinë e urisë. Më e mira që mund të bëni është t’i zëvendësoni ato me ujë.
Konsumoni me kalori në mëndje. Ko do të thotë që t’i kujtoni vetës gjithnjë se çfarë po konsumoni dhe sasinë e kalorive që ju po konsumoni.
Konsumojeni ushqimin ngadalë. Kur ju ushqeheni shpejt, nuk mund të kontrolloni sasinë e ushqimit që konsumoni dhe në fund nuk ndjeheni të ngopura.

Pini më shumë ujë gjatë ditës. Sepse është shumë i mirë për organzimin tuaj.

Komento