Si të kujdeseni për flokët kaçurrela

Si të kujdeseni për flokët kaçurrela

Si të kujdeseni për flokët kaçurrelaFlokët kaçurrela janë shumë të vështirë për t’u mbajtur dhe pvr t’i stiluar. Madje, janë të pakta herët ku mund t’i krehni dhe stiloni sipas dëshirës duke qënë se këputen dhe dëmtohen shumë. Stina e dimrit e arcaron dhe prish formen e tyre të bukur duke ju dhënë një pamje aspak të këndshme. Më poshtë do t’ju sugjerojmë zgjidhjen e këtij problemi që më në fund të qetësoheni edhe ju pak me pamjen dhe shëndetin e flokëve tuaj.

Përpara se t’i lani flokët gjithnjë lyeni me vaj ulliri, bajameje, ose liri. Vaji ndihmon në procesin e zbutjes së tyre, lehtëson procesin e krehjes dhe mbi të gjjitha i ndihmon ato të jenë më të shëndetshem. Përveçmas kësaj në mommentin që keni larë flokët, dhe filloni duke i tharë me tharëse mos i lyeni me xhelra të ndryshem ose llak pasi thjeshtë do të dëmtoni edhe më shumë shëndetin dhe formen e tyre. Flokët e butë dhe kaçurrela kërkojnë thjeshtë një locion të butë dhe formues i cili do t’i ndihmojë të qëndrojnë ato sipas formës së tyre. Prandaj, dhe mënyra më e mirë që të keni kaçurrela me formë të bukur është duke i lyer ato me locion ushqyes, ose vaj posaçerisht pas larjes së flokëve.

Komento