Si të largoni dhimbjen e lëkurës nga djegia e diellit

Si të largoni dhimbjen e lëkurës nga djegia e diellit

Si të largoni dhimbjen e lëkurës nga djegia e diellitKur digjesh nga dielli nuk është asnjëherë bukur , mbi të gjitha mund të jetë shenjë për dëmtimet në lëkurë që rrisin rrezikun ndaj kancerit.

Dr.Justin Hextall një dermatolog konsulant i spitalit Western Sussex shpjegon se si të pakësojmë skuqjen dhe dhimbjen në lëkurë.

Largohuni nga dielli. TANI!
Është diçka që të gjithë e dimë por është një ndër mënyrat për të ulur efektet e menjëhershme të djegies nga dielli.Në momentin e parë që shihni se lekura juaj fillon të skuqet, largohuni nga dielli dhe mos mendoni se kremi i plazhit do ju mbrojë.

Si të qetësoni dhe freskoni lëkurën :
“Bëni dush me ujë të ftohtë për 20 minuta” – rekomandon Dr.Hextall
Gjithashtu duhet të shmangi sapunët që përmbajnë kimikate dhe nuk janë natyralë.

Zbuteni lëkurën me çaj jeshil
Vendosni kompresë më çaj jeshil në vendin ku jeni djegur nga dielli. Mund të përdorni 4 ose 5 qese të vogla çaji për 30 minuta.
Mos përdorni vaselinë ose xhel me bazë nafte pasi e rrisin më shumë temperaturën e trupit tuaj.

Përdorni krem qetësues dhe qëndroni të hidratuar
Kremrat shërbejnë si barrierë ndaj humbjes së ujitt në lëkurë që shkaktohet nga djegja e saj.
Pasi i keni praktikuar të gjitha këto metoda ju këshillohet të vishni rroba pambuku për të shmangur irritimin. Mos harroni, konsumoni shumë ujë.

Komento