Si të lyejmë kapakët e syve

Si të lyejmë kapakët e syve

Si të lyejmë kapakët e syvePër të mësuar si të lyejmë kapakët, duhet provuar me më shumë se një ngjyrë.

Në fillim përdorni një ngjyrë të vetme, pastaj kombinoje me një të dytë, arrini deri në tre nuanca për të qenë të sigurta deri në fund.

1. Filloni gjithmonë lehtë dhe forcojeni ngjyrën gradualisht. Vini ngjyrën e hapur mbi kapak dhe në harkun e vetullës, me një penel sfungjeri apo me penel me qime të buta.
2. Merrni një penel tjetër dhe lyejeni me tonin më të errët. Hiqini pluhurin e tepërt të ngjyrës dhe shtrijeni pastaj mbi palosjen e kapakut, që nga qoshja e brendshme deri tek ajo e jashtme.
3. Për të theksuar ndarjen midis dy ngjyrave, përdorni një penel të lëvizshëm më të vogël dhe sfumoni gjatë palosjes së kapakut me lëvizje të lehta.
4. Në fund, përdorni një penel më të madh për të sfumuar të gjithë zonën.

Sekrete profesionale:

• Në fillim përdorni gjithmonë ngjyrat e lehta dhe errësojini gradualisht.
• Shtrijeni ngjyrën e syve me shtresa për një rezultat profesional.
• Fiksoje ngjyrën dy herë që të rezistojë.

Gabimet që duhen shmangur:

• Mos përdorni krempudër mbi kapakët, krijon krisje të ngjyrës.
• Mos vendosni shumë produkt mbi kapakët.
• Mos e lyeni me gisht, por përdorni gjithmonë furçat.

Komento