Si të mbrohemi nga infektimi me baktere nga ushqimi

Si të mbrohemi nga infektimi me baktere nga ushqimi

Kujdesi kurrë nuk është i mjaftueshëm: Nga infektimi mbron larja e pemëve, dërrasat e ndryshme dhe shkrirja e ngadalshme, ngrohja e sërishme e produkteve qumështore deri në pikën e vlimit dhe ndarja e ushqimeve.

Muajin e kaluar kanë vdekur 13 amerikanë ndërsa janë infektuar 72, sepse kanë ngrënë pjepër të infektuar me bakterin listeria, ndërsa supozohet që çdo i pesëmbëdhjeti person e mbart këtë bakter.

Se sa njerëz janë të sëmurë nga listeria, epidemiologët munden vetëm të spekulojnë sepse sëmundja rrallë prek njerëzit e rritur me imunitet normal, prandaj është jashtëzakonisht e rrezikshme për femrat shtatzëna, fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike. Simptomat janë ethet, sëmundjet në muskuj dhe diarreja.

Por me disa hapa mund të reduktohet rreziku nga listeria dhe sëmundjet e ngjashme të shkaktuara nga bakteret nga ushqimi. Së pari duhet të bëhet larja e plotë e pemëve dhe perimeve, dhe kjo ka të bëjë për shembull edhe me pjeprin dhe bostanin. Nëse lëkurën nuk e kanë të pastruar, bakteri përmes thikës gjatë prerjes lehtë mund të kalojë në pjesën tjetër të frytit. Edhe gjatë pjekjes dhe zierjes së mishit duhet të jeni të kujdesshëm, dhe nëse keni imunitet të dobët, atëherë rekomandohet veçanërisht përdorimi i termometrit për ushqim, dhe duhet të kontrolloni nëse është i pjekur.

Kështu gjatë përgatitjes së mishit të pulës, lopës ose mishit të bluar pjesa qendrore e mishit duhet të arrijë temperaturën prej 70 gradësh celsius të paktën për dy minuta. Edhe virshllet ose fetat e ftohta të mishit duhet po ashtu të ngrohen për të mbytur të gjitha bakteret potenciale. Infektimin do ta parandaloni nëse rregullisht e pastroni frigoriferin ose frizin, ndërsa temperatura e tyre nuk guxon të jetë më e lartë se katër, respektivisht -18 gradë celsius.

Mos bëni “depo”

Frigoriferin hapeni sa më rrallë, dhe nuk duhet as ta mbushni për së tepërmi sepse temperatura nuk do të shpërndahet në mënyrë të barabartë. Ushqimin nuk është mirë ta shkrini në temperaturë të dhomës por në frigorifer, dhe nuk duhet as ta ngrini ushqimin pasi që e keni shkrirë njëherë.

Ngroheni deri në pikën e vlimit

Qumështi i papasterizuar dhe djathërat mund të jenë po ashtu çerdhe bakteresh, prandaj është më së miri të shmangen. Femrat shtatzënë duhen të shmangin edhe djathërat e freskët si feta, camembert, brie… Ato, por edhe njerëzit me imunitet të dobësuar duhet ta ngrohin tërë ushqimin deri në pikën e vlimit.

Mos i preni në të njëjtën dërrasë peshkun dhe mishin.

Ushqimet e pagatuara duhen të ndahen nga ato që janë të gatuara apo të gatshme, dhe pas kontaktit me ushqimin e papërpunuar duhet të lani duart. Po ashtu, kini kujdes që tërësisht të lani sipërfaqen në të cilën keni prerë mishin ose peshkun. E rëndësishme është të përdorni dërrasa të ndara për prerjen e llojeve të ndryshme të ushqimit.

Komento