Si të mbroni lëkurën, flokët dhe sytë nga rrezet e dëmshme të diellit?!

mbrohuni_nga_dielli

mbrohuni_nga_dielliTema kryesore e verës në vitet e fundit është: Si të mbrohet lëkura, flokët dhe sytë nga rrezet e dëmshme të diellit.

Dihet se rrezet ultravjollce ndryshojnë pigmentin e lëkurës dhe mundësojnë errësimin e saj, mirëpo njëkohësisht në lëkurë mund të formohen radikalet e lira, të cilët i dëmtojnë qelizat e lëkurës dhe sjellin deri te plakja e mëhershme dhe paraqitja e sëmundjeve malinje të lëkurës.

Për të penguar djegien dhe për ta mbrojtur lëkurën nga plakja dhe sëmundjet e ndryshme, duhet të zgjidhni preparatet përkatëse të mbrojtjes nga dielli dhe vlerën/numrin e faktorit mbrojtës, i cili gjendet në të gjitha preparatet e reja kozmetike për rrezitje (dhe që duhet të jetë sa më i lartë, sidomos në fillim). Ndërsa nëse gjendeni në plazh ose në pishinë, lëkura juaj ka nevojë për preparat për rrezitje që i reziston edhe ujit.

Po ashtu ekzistojnë edhe preparate të tilla me mbishkrimin “Sun Block”, të cilët pengojnë maksimalisht depërtimin e rrezeve të diellin në lëkurë, ndërsa janë të nevojshëm për mbrojtjen e lëkurës së fytyrës, derisa syzet do t’i mbrojnë sytë tuaj nga veprimi i dëmshëm i rrezeve të diellit.

Komento