Si të mbroni sytë nga telefoni inteligjent

Si të mbroni sytë nga telefoni inteligjent

Si të mbroni sytë nga telefoni inteligjentQëndrimi për një kohë të gjatë para ekraneve të pajisjeve elektronike vë në rrezik shikimin tuaj. Prandaj prindërit na këshillojnë shpesh që mos të ulemi shumë afër televizorit.

Me zhvillimin e teknologjisë po shtohen edhe pajisjet elektronike. Më parë ishin vetëm televizorët, ndërsa tani kemi telefona inteligjentë, tabletë, kompjuterë, iPad, iPod, video lojëra etj. Ne shpenzojmë shumë kohë para kompjuterit, telefonit inteligjent apo tabletit për punë të ndryshme.

Disa këshilla që ju ndihmojnë për këtë janë;

Rregulloni ndriçimin e ekranit të telefonit
Ju mund ta bëni këtë në mënyrë manuale ose automatikisht tek telefoni inteligjent ose tableti. Ka edhe aplikacione që përshtatin ndriçimin e ekranit sipas ndriçimit të ambientit.

Mbani telefonin në distancë
Mundohuni ta mbani telefonin inteligjent sa më larg syve. Pjesa më e madhe e përdoruesve e mbajnë telefonin rreth 20 cm larg fytyrës. Ekspertët rekomandojnë që duhet ta mbani telefonin rreth 40 cm larg fytyrës për të mbrojtur sytë.

Përdorni syze qetësuese
Kur përdorni telefonin për një kohë të gjatë, duhet të përdorni syze qetësuese. Përndryshe, sigurohuni që telefoni juaj të ketë mbrojtëse kundër shkëlqimit verbues, nëse jo, duhet ta blini një të tillë.

Komento