Si të mos shtojmë peshë gjatë ditëve festive

1

Me gjithë këto ushqime të shijshme rreth e rrotull, femrat shtojnë në peshë rreth 4 kilogramë gjatë ditëve pushim të festave dimërore. Shikoni pak këto këshilla që të parandaloni veten tuaj para se të shtoni peshë kaq shumë.

Sapo të mendoni për ditet e festave që do vinë, menjëherë do mendoni edhe për ëmbëlsirat e shijshme që do keni mundësi të shijoni. Megjithëatë edhe pse do jetë mjaft e vështirë të qëndroni larg këtyre gatimeve tradicionale, do t’ju duhet të mendoni gjithashtu edhe për pamjen dhe peshen tuaj.

Megjithse ushqimet që përgatisni në festa përmbajnë sasi të mëdha me kalori, kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të hani asnjëheren nga ato, mjafton që të përzgjidhni ato që do të konsumoni. Ka mënyra të pafundme me të cilat mund të kontrolloni peshen tuaj.

Së pari mund të filloni të paksoni kaloritë duke hedhur tutje lëkuren e gjelit të pjekur para se t’a hani, të eleminoni mjaltin, gjalpin dhe patatet e skuqura.

Përpiquni t’i mbani gjërat sa më thjeshtë. Qëndroni sa më larg birrës, verës, sodës, sheqerit. Edhe embëlsirat duhet t’i eleminoni gjithashtu, nëse e keni të pamundur të pakten përgjysmoni sasinë që do të konsumoni, serish do t’ju ndihmojë kjo gjë. Mbi të gjitha duhet të mendoni mirë gjërat që do të konsumoni.

Që t’a keni më të lehtë të kontrolloni peshën tuaj në ditët dimërore mund të provoni të pini të pakten 8 gota ujë me akull çdo ditë. Në qoftëse ju pelqen kafeina dhe mendoni se organizmi juaj e përballon atë, atëherë mund të pini kafe sa të dëshironi. Në këtë mënyrë do të nxisni më shumë metabolizmin tuaj të djegë kaloritë.

Në qoftëse nuk janë zgjidhja e duhur  alternativat që ju sugjeruam më sipër atëherë mund të provoni të punoni të pakten 1 orë para se të hani këto ushqime, në këtë mënyrë organizmi juaj duke qënë se është i lodhur dhe i uritur nga puna e bërë do t’a konsumojë ushqimin duke eleminuar shtimin në peshë.

Komento