Si të organizoni një festë sa më të mirë për fëmijët tuaj

Si të organizoni një festë sa më të mirë për fëmijët tuaj

Si të organizoni një festë sa më të mirë për fëmijët tuajPër të organizuar një festë të bukur për fëmijët tuaj, nuk do të thotë se patjetër duhet t’i dërgoni ata dhe fëmijët e ftuar në ndonjë vend tjetër, si park fëmijësh, teatër, ose shëtitje.

Festa edhe më e bukur mund të bëhet në shtëpinë tuaj.

Gjithë çfarë duhet të bëni është të shfrytëzoni kreativitetin tuaj dhe të jeni të organizuar.

Ndiqni këshillat në vazhdim për të realizuar një festë sa më të mirë për fëmijën tuaj.

Filloni nga dhoma
Për të krijuar hapësirën në të cilën fëmijët e ftuar do të lëvizin lirisht, mbështetni në murr të gjitha mobilet lëvizëse që pengojnë qarkullimin e lirë të fëmijëve. Hiqni të gjitha objektet që mund të thyhen dhe janë delikate. Ju propozojmë që në derën e dhomës të varni një kartelë ku të shkruhet: “Kjo është dhoma e lojës”. Kjo është një veçori e rëndësishme: sepse i bën të vegjlit të ndjehen në një hapësirë të tyren.

Zgjidhni lojërat e përshtatshme
Përpara se të arrijnë miqtë e vegjël është mirë të mendohet se me çfarë do t’i argëtoni ata. Sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta kesh situatën nën kontroll. Nëse fëmijët lihen të lirë të bëjnë atë që dëshirojnë, patjetër që do krijohet një kaos i paparë. Në zgjedhjen e lojërave që do u propozoni të ftuarve është mirë të dëgjoni opinionin e fëmijës tuaj. Por nëse ai/ajo zgjedh video-lojërat ose pëlqen të bëjë Tarzanin, bëjeni të arsyetojë. Me pak hapësirë në dispozicion mund të funksionojë ndonjë lojë tjetër si “Ku është fshehur thesari” ose “Biz”; ku do të apasionohet si fëmija juaj ashtu edhe të tjerët. Pse jo, mund t’u propozoni fëmijëve të bëjnë një festë të maskuar ose të veshur në kostume të ndryshme. Besoni, ata nuk do e harrojnë kurrë atë!

Improvizoni një teatër
Për të evituar që të vegjlit të mërziten me kalimin e kohës, mund të sajoni një teatër. Mund të vini burrin tuaj të lexojë një përrallë ndërsa nëna i interpreton personazhet me kukulla. Meqë kalamajve u pëlqen shumë të imitojnë të rriturit mund të bëni disa bileta ose ftesa që atyre t’u duket vetja si të rritur. Përpara se të zënë vend në teatër shpërndajini bileta ku ato duhet të paguajnë me monedha të bëra enkas prej jush. U pëlqen shumë të bëjnë tamam sikur kanë shkuar në një shfaqje të vërtetë.

Organizoni një koncert
Çfarë orkestre mund të formoni? Tenxheret, për shembull, së bashku me pirunat ose lugët prej druri mund të bëhen daulle shumë të mira. Por duhet të jeni një drejtues i mirë orkestre, dhe fëmijët të mos i bien rastësisht secili në qejf të vet. Duhet të keni autoritetin e duhur në mënyrë që fëmijët t’u bien në mënyrë të organizuar tenxhereve dhe të formojnë një orkestër të pëlqyeshme. Këshillojini fëmijëve që para se t’u bien të numërojnë deri në dy dhe në të tretën t’i bie, tjetri të numërojë deri në tre e më pas t’i bjerë, e kështu me radhë. Koncerti i zhurmave do t’i entuziazmojë jashtëzakonisht shumë.

Koha e të ngrënit
Është mirë që të keni përgatitur disa panine të mira me sallam, djathë, ose çokollatë. Të zgjedhin mes këtyre shijeve i bën të ndjehen më të mëdhenj se ç’janë. Dhe, mbi të gjitha, këto janë gjërat më të pëlqyeshme të fëmijëve. Sigurisht që mund të shtoni ndonjë kola ose pije tjetër, sipas mundësisë.

Kjo ishte festa
Të provuarit thonë se në këtë mënyrë fëmijët kënaqen shumë. Nuk është e rëndësishme që për fëmijët të shpenzosh shumë për t’u argëtuar. Dhe me ide të tilla, që janë më shumë të mbushura me fantazi, ata kënaqen dhe ndjehen të vlerësuar. Ndaj nëna të dashura organizoni herë pas here festa të tilla dhe fëmijët tuaj do të lumturohen. Në kohën e sotme nuk kemi më kohë për fëmijët, por duhet gjetur koha për ta bërë fëmijën të lumtur e për të gjetur motive të kënaqet vetë bashkë me miqtë e vet.

Komento