Si të parandalojm migrenen

Si të parandalojm migrenen

Si të parandalojm migrenenTë sëmurët me migrenë mund të provojnë simptoma të ndryshme  të cilat  sjellin çrregullim të shëndetit. Migrena shfaqet ne dy forma     70% e njerëzve vuajnë atë që quhet migrena pa Aura, ndërsa pjesa tjetër vuajnë nga ajo që njihet si migrena klasike.

Krizat zgjasin nga 15 minuta deri në një orë. Këto klasifikohen si dhimbje koke. Shqetësime të tjera të migrenës janë vështirësia në përqendrim, gjendje konfuzioni, probleme në të folur, dobësim, etj. Çdo njeri ka një eksperiencë të veçantë nga migrena.

Simptomat përfshijnë shumë dhimbje të kokës, shpesh në njërën anë. Por ajo mund të shfaqet dhe pa dhembje koke, thjesht me një ndjeshmëri ndaj dritës, zërave apo të qeshurave. Ata që vuajnë nga migrena janë të zbehtë dhe ndiejnë të ftohtë, ndërsa të tjerë që kanë luhatje humori preferojnë errësirën derisa krizat t’u kalojnë.

Migrena menstruale është një tjetër formë e migrenës, që shfaqet vetëm në periudhën paramenstruale. Krizat zgjasin nga 4 deri në 72 orë. Disa i ndiejnë krizat e saj një ose dy ditë para fillimit të migrenës. Kjo është faza paralajmëruese në të cilën shfaqen shenja të pasigurisë, humbje oreksi, irritim, hipertension, lodhje etj.

Stadi final i migrenës, i njohur si stadi postdrominal, mund të zgjasë me orë dhe ditë. Shumica e njerëzve nuk i japin rëndësinë e duhur dhe nuk i nënshtrohen mjekimit. Nuk ka një përcaktim definitiv të migrenës pasi simptomat variojnë dhe diagnostikimi është i vështirë.

Migrena është sëmundja më e përhapur neurologjike në vendet e zhvilluara. Ajo kap shifrën mbi 10% të popullsisë dhe çdokush mund të provojë migrenën, megjithatë trashëgimia genetike dhe faktorë të tjerë socialë kanë një ndikim të rëndësishëm. Kryesisht preken moshat 20 deri në 50 vjeç, veçanërisht femrat. Pas pubertetit, tek 1/3 e femrave dhe meshkujve shfaqet migrena për shkak të ndryshimeve hormonale. Femrat janë veçanërisht të prekura gjatë ditëve të parardhjes së menstruacioneve si dhe gjatë tre muajve të parë të shtatëzanisë apo menopauzës.

Nuk ka një shërim të caktuar por vendoset një trajtim mjekësor që ndihmon. Shumë njerëz përdorin anal