Si të pastroni poret e hundës

Si të pastroni poret e hundës

Si të pastroni poret e hundësPërbërësit;

1 vezë

Një tas

Një rrahës vezësh

Leter banjoje

Përgatitja;

Ndani të bardhen nga e verdha e vezës, të bardhen lëreni në tas ndërsa të verdhën nuk do t’a përdorni në këtë proçes. Rraheni të bardhen e vezës deri sa të bëhet marenge. E bardha e vezës nuk duhet të rrahet dei sa të bëhet plotësisht marenge, por deri sa të trashet pak dhe të jetë e lëngshme dhe e rreshqitshme.

Merrni leter tualeti, priteni në formë deri sa të mbulojë plotësisht pjesën e hundës. Letra e prerë duhet të jetë më e madhe se forma e hundës, në këtë mënyrë do keni diçka për të kapur në momentin që do të heqni letren. Me gishta merrni të bardhen e vezës dhe lyeni hunden, mos vendosni shumë sa të lyeni fytyren, por mjaftueshëm sa për të lyer hunden. Vendosni letren mbi hundë deri sa të ngjeshet, pastaj e lini të qëndrojë 30 minuta. prisni deri sa letra të forcohet pak, nëse letra është akoma e butë mas 30 minutash, lëreni prap të qëndrojë deri sa të forcohet pak. Heqni letren duke e shkëputur nga hunda, jo duke e mbledhur dalengadalë.  Shperlani fytyren me ujë të freskët menjëherë pasi të heqni letren.

Komento