Si të pastroni poret në shtëpi

Si të pastroni poret në shtëpi

Si të pastroni poret në shtëpiPërbërësit;

Rrënjë jamballe

Tas

Një peshqir të madh

Miell tërshëre

1 lugë sodë buke

Lugë

ujë

Peshqir i lagur dhe peshqir të thatë

Përgatitja;

Hedhni pak ujë në një tenxhere, e lini të valohet dhe pastaj hidhni rrënjen e jamballës të cilen e keni bërë pluhur më parë. Pasi të hidhni pluhurin, vendosni fytyren mbi tenxhere, kështu do të ekspozoheni ndaj avullit që do të lëshojë kjo maskë. Mbuloni koken me peshqir që avulli të bjerë mbi fytyrë dhe të mos humbasë në ambient. Qëndroni ashtu për 2-3 minuta, heqni peshqirin dhe lëreni që avulli të largohet vetë nga fytyra. Fshini fytyren me peshqir dhe pastaj në një tas hidhni një lugë sodë buke së bashku me një lugë miell tërshëre. Hidhni pak ujë, mjaftueshëm sa për të krijuar një masë konstante. Vendosni masen e përgatitur në fytyrë dhe e lini të qëndrojë 3 minuta, masazhoni butësisht fytyren dhe hiqeni masken duke shperlarë fytyren me ujë të bollshem. Mos harroni të shperlani fytyren me ujë të freskët, për të mbyllur.

Komento