Home » Këshilla për Prindër » Si të përgatisim ushqime të shëndetshme për fëmijët

Si të përgatisim ushqime të shëndetshme për fëmijët

Përgatitja e një sanduiçi apo diçkaje të shpejtë për fëmijët tuaj nuk do t’ju marrë shumë kohë. A dëshironi të përgatisni ushqime të shpejta dhe të shëndetshme për to? Shumica e fëmijëve pëlqejnë të hanë diçka në mes vakteve.

Ushqimet e shëndetshme krahas marrjes së energjisë dhe elementëve ushqyes ndihmojnë të shtypin urine gjatë ditës. Si mund të përgatisni ushqime të shëndetshme për fëmijët tuaj?

nëse ju nuk do t’i blini çokollata, patatina, biskota e të tjera të ngjashme, edhe fëmija nuk do të bërtasë apo hungërojë për t’ia blerë. Ju mund të përgatisni një meny të lezetshme duke përgatitur vetë gatime të shëndetshme.

krakerët me drithëra dhe gjevrekët me shumë fibra e drithëra do t’i japin shumë energji fëmijës.

karotat e vogla apo zarzavatet e tjera të freskëta mund t’i përzieni bashkë dhe t’i hidhni sos sallate. Ndërsa frutat e freskëta mund t’i përzieni me një kos pa yndyrë.

ju mund të pasuroni ushqimet apo sanduiçët tuaj me produkte të rralla si ananas, speca të kuq apo të verdhë, mango etj.

ju mund t’i shërbeni fëmijës suaj një vezë të skuqur me tost me drithëra.

ushqimet që përgatisni për fëmijët nuk duhet të jenë pa shije. Për të shtuar shijen e fëmijës mund t’i përgatisni pudding, kos të ngrirë apo fruta. Mund të përgatisni lëngje të shëndetshme me qumësht, kos dhe fruta të freskëta.

djathin apo fetat e bukës mund t’i ndani me format e përdora për gurabija. Ndajini frutat dhe shërbejini me shkopinj të vegjël, më pas tregojini fëmijës mënyrën sesi përdoren, krahas kësaj mund të përgatisni fytyra të qeshura dhe komike me fruta të ndryshme.

vendosni mbi tavolinë një tas me fruta të freskëta. Vendosni gjevrekë me drithëra dhe fruta të ndryshme në një vend të arritshëm nga fëmijët.

produktet me pak ose shumë yndyrë mund të përmbajnë shumë kalori dhe sodium. Krahas kësaj në produktet pa kolesterol mund të gjendet shumë yndyrë dhe sheqer. Prandaj lexojeni mirë përmbajtjen e ushqimeve.

lejojeni fëmijën të hajë në kuzhinë. Një fëmijë i cili ha para televizorit nuk mund ta kuptojë sa ha dhe merr shumë kalori. Nëse fëmija dëshiron të hajë diçka jashtë jepini kos, gofret me drithëra, banane apo ndonjë frut tjetër.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

1 Response to " Si të përgatisim ushqime të shëndetshme për fëmijët "

  1. Kejsi Girl says:

    shume keshilla te mira

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress