Si të rrisni gjoksin vetëm për një natë

Si të rrisni gjoksin vetëm për një natë

Si të rrisni gjoksin vetëm për një natëVetëm me një pickim të thjeshtë, tani është e mundshme që të rritni gjoksin vetëm për një natë. Do të mjaftoj një injeksion me solucionin e salinës, i njëjti ose thuajse i njëjti me serumin e vjetër fiziologjik.

Ky injeksion në gjokset tuaja, do të bëjë që të fryhen thuajse natyralisht për t’u shfryrë më pastaj pas 24 orësh.

Por kjo kushton edhe shtrenjtë, gjithsej 2660 euro dhe kjo po bëhet e mundshme nga një kirurg estetik nga New Yorku, doktor Rowe.

Ai ka thënë për New York Time, se këtë e ka bërë edhe për ato femra që dëshirojnë t’i hyjnë një operacioni për të rritur gjoksin.

“Fillimisht procedura u konceptua si një mënyrë që femrat e interesuara për të zmadhuar gjoksin të mund të shihnin realisht se si do të dukeshin pas operacionit. Nëse ato nuk ishin të sigurta për një implant, u injektohet solucioni i salinës dhe kështu ato mund të krijonin një ide gjatë 24 orëve”, ka thënë Rowe.

Ai ka shpjeguar se kur ka dasma, mbrëmje, festa apo ceremoni, rendi te klinika e tij bëhet i madh, nga femrat që dëshirojnë të zmadhojnë gjoksin vetëm me një pickim.

Por ky pickim, do të mund të ketë edhe pasoja në shëndet nëse bëhet tre herë radhazi brenda tri ditëve.

Ndërsa sipas disa kirurgëve plastikë në SHBA kjo praktikë nuk është vërtet e nevojshme dhe mjafton një gjoksmbajtëse për t’u ndierë rehat me veshjen.

Komento