Si të rrisni një foshnje të lumtur

Si të rrisni një foshnje të lumtur

Në rritje e sipër, fëmiu juaj që nga i posalinduri në një foshnje interaktive në moshën 6 muajshe, ai do të fillojë t`ju shfaq shenjat kur diçka e mërzit apo e shqetëson.

Fytyra e tij ndriçon kur ju hyni në dhomë, apo ai trishtohet kur dikush i merr lodrën e preferuar. Dhe mund ta vëreni që ai aq shpejt e ndërron disponimin nga gëzimi në vajtim, me shpejt se koha kur i jepni cucllën qetësuese.

Ky ndryshim tek foshnjet ndodh për shkak të lëvores së tij të trurit, e cila kontrollon reagimet automatike e që ende nuk është në funksion. Me zhvillimin e lëvores së trurit gjatë viteve, fëmiu do të jetë në gjendje të kontrollojë më mirë sjelljet dhe disponimin e tij.

Si duket fëmiu juaj kalon më shumë kohë duke ulëritur sesa duke qeshur, sepse tek foshnjet hidhërimi aktual shfaqet më herët sesa gëzimi. Të qarat dhe shfaqjet e hidhërimit në fytyrë ndodhin për një arsye. Ato shërbejnë si motivim për ta ndihmuar dhe për të përmisuar çfarëdo që nuk shkon mirë.

Por, nëse foshnja juaj qan, si do ta dini nëse ka dhembje, është e uritur apo vetëm e mërzitur? Një nënë e ndjeshme do të dallojë llojet e të qarave apo të shprehjeve të fytyrës të fëmiut të saj. Vetullat, goja dhe zëri, janë shenja të sistemit të foshnjave. Për shembull, foshnja e hidhëruar fizikisht do të qajë, dhe skajet e gojës do të ulen nga poshtë dhe vetullat do të thyhen në mes. Nga zemërimi, fytyra do ti skuqet, vetullat bien teposhtë, nofulla i shtrëngohet dhe do të fillojë të ulërisë. Fëmiu tregon shenja të hidhërimit. Nëse zhurma e lehtë e fëmiut vazhdon të rritet, atëherë ai do të kalon në ndjenja zemërimi. Prindërit duhet ti lexojnë shenjat e disponimit të foshnjes.

Foshnjet më të vogla mund të mos ndjehen të lumtura edhe nëse duken të lumtura, sepse ato në të vërtetë nuk janë të vedijshme emocionalisht se kur janë duke bërtitur. Qendra emocionale e trurit të foshnjes suaj nuk funksionon deri në muajt 6 – 8, prandaj pas këtyre muajve foshnja fillon ti ndjen emocionet të cilat janë të dukshme në fytyrën e saj. Foshnja juaj ka mënyrën e saj se si iu tregon kur është e shqetësuar.

Duhet ta kuptoni temperaturën e foshnjes suaj, që të bëheni më të zot në leximin e shenjave të foshnjes tuaj, kur diçka nuk është në rregull.

Krijoni hapsirë për argëtim

Krevati shumëngjyrësh dhe shija e parë e lëngut të mollës mund të kthejë gëzimin në fytyrën e foshnjes suaj. Por ajo që e bën foshnjen më të lumtur jeni JU. Qelësi i gëzimit të foshnjes suaj është loja dhe komunikimi i foshnjes me ju. Edhe nëse ju nuk po kënaqeni me këtë lojë, fëmiu juaj po. Nëse e krijoni këtë të ashtuquajtur komunikim të foshnjërisë, është mënyra më e mirë për të siguruar që foshnja juaj të jetë e lumtur.

Loja krijon kënaqësi, por loja gjithashtu zhvillon aftësitë themelore për një të ardhme të lumtur. Gjatë rritjes së foshnjes, loja e pastrukturuar e lejon atë që të zbulojë se çfarë ajo dëshiron – të ndërton ndërtesa nga blloqet, të pregatit porcione me mëlmesa kuzhine, të pikturojë me ngjyra uji…Loja nuk nënkupton kurse të muzikës, sporte të organizuara dhe aktivitete të ndryshme të strukturuara. Loja është ajo çfarë fëmijët zbulojnë, krijojnë dhe ëndërrojnë.

Ndihmojini që të zhvillojnë talentin e tyre

Njerëz të lumtur janë ata të cilët i kanë përsosur aftësitë e tyre. Për shembull, kur foshnja juaj fillon të mësojë për të futur lugën në gojë apo kur bën hapat e para pa ndihmën e askujt, atëherë ajo mëson nga gabimet e saj, mëson për këmbënguljen dhe disiplinën dhe pastaj ajo përjeton kënaqësinë e suksesit në bazë të këto arritjeve. Mësohet të komplimentohet nga të tjerët për këto arritje. Më e rëndësishmja, është se ai zbulon se si të ketë kontroll mbi jetën e tij: Nëse provon diçka, ai edhe mund ta arrijë atë.

Hulumtimet tregojnë që kjo ndjenjë e kontrollit është faktor i rëndësishëm për të arritur lumturinë kur të rriten. Sikurse të rriturit, edhe fëmijët duhet të ndjekin intereset e tyre, përndryshe nuk do të përjetojnë kënaqësi në sukseset e tyre.

Shëndet i lumtur – fëmijë të lumtur

Shumë gjumë, ushtrime dhe një dietë e shëndetshme janë të rëndësishme për këdo, sidomos për fëmijët. Duke i ofruar foshnjeve hapsirë të mjaftueshme për të liruar energjinë e tyre, edhe nëse kjo nënkupton gjuajtjen e këmbëve në ajër apo duke lëvizur para-mbrapa pa u ndalur, e shumë gjëra të tjera, kjo ndihmon që ti disponojë ata.

Ju do të duhet ti kushtoni vëmendje çfarëdo lidhjeje mes disponimit të fëmiut dhe ndonjë ushqimi të veçantë; disa prindër arrijnë të kuptojnë që përderisa sheqeri është një shtytës energjie, ai gjithashtu mund të shpie në bezdisje. Alergjitë nga ushqimet dhe ndjeshmëritë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në sjelljen dhe disponimin e foshnjes.

Nëse jeni duke e ushqyer me gji, mund të kuptoni që foshnja bezdiset pasi ju të keni konsumuar ndonjë ushqim të veçantë. Konsultohuni me mjekun e foshnjes nëse qumështi me formula apo dieta janë të lidhura me shenjat e bezdisjes.

Lejojini që të ballafaqohen me probleme

Gjatë gjashtë muajve të parë të jetës së foshnjes, është e rëndësishme për prindërit që të reagojnë në nevojat e foshnjes së tyre. Por pas gjashtë muajsh, nëse vraponi pas çdo lemze të vockël të foshnjes suaj, ju humbisni një mundësi të rëndësishme mësimi. Është mirë ndonjëherë që të lihet foshnja që të qajë, përderisa ju i keni kushtuar të gjithë vëmendjen dhe dashurinë pozitive.

Por ju mund të thoni, unë po mundohem të krijoj një fëmijë të lumtur! A nuk duhet t`ia plotësoj të gjitha dëshirat? Në fakt, kjo dashuri e tepërt mund të jetë edhe e gabueshme, të cilën shumica prindërve e bëjnë. Prindërit mundohen, që tërë kohën ti mbajnë fëmijët e lumtur. Por kjo nuk është reale. Mos u mundoni që përherë të vraponi ti rregulloni gjërat për vogëlushët tuaj. Ata duhet të mësojnë që të tolerojnë pak hidhërim dhe pak jolumturi. Lejojini që të luftojnë për gjërat e veta, sepse kjo iu ndihmon atyre që të mësojnë të përballen.

Në vitin e parë, foshnja juaj do të mësojë shumë gjëra: të ulet, të zvarritet, të kap objekte, të ecën dhe madje në disa raste edhe të flasë. Komplimentimi i bën ata me konfident dhe i kënaq për këto arritje. Pra mos vraponi menjëherë nëse ai rrëzohet lehtë. Por jepini kohë dhe kurajo që prap të qohet vet në këmbë.

Duke i lejuar vogëlushëve të provojnë eksperienca të ndryshme, edhe nga ato më të vështirat dhe më frustrueset, i ndihmoni që të ndërtojnë një rezervar plot me forcë e cila i shpien drejt lumturisë.

Lejojini që të jenë të mërzitur apo të acaruar

Kur foshnja juaj të rritet, ju duhet ta inkurajoni atë që ti shpreh ndjenjat e saj verbalisht. Edhe para se të fillojë të flasë, ju mund ti tregoni me shprehje të fytyrës dhe ta pyesni se cila fytyrë i përshtatet se si ndihet ajo. Fëmijët e vegjël shumë shpejt i mësojnë fjalët, siç janë ‘i lumtur’ apo ‘i zemëruar’.

Kur të jenë në gjendje që të thonë fjalët të emocioneve të tyre, ata do të jenë në gjendje që të fitojnë kapacitetin për të njohur dhe rregulluar ndjenjat e tyre. Por sidoqoftë ju nuk duhet të tej reagoni në ndjenjat negative të fëmiut tuaj. Është normale që fëmijët ndonjëherë të jenë shumë të ndjeshëm apo nevrik kohë pak kohe, por kjo nuk është jolumturi.

Kjo do të jetë shumë e rëndësishme kur të rritet fëmiu. Nëse fëmiu juaj qëndron i heshtur në ndonjë kënd gjatë festës së ditëlindjes, reagimi juaj natyral do të jetë mundimi për të shtyer fëmiun të merr pjesë në argëtim. Por e rëndësishme është, që ta lejoni të mos jetë i gëzuar.

Fëmijët duhet ta kuptojnë që ndonjëherë është në rregull të mos jesh i gëzuar – është pjesë e jetës dhe nëse mundoheni ta asgjësoni këtë moslumturi, do të dërgoni mesazh që është gabim të ndjehesh i mërzitur. Ne duhet ti lejojmë që të përjetojnë ndjenjat e tyre, duke përfshirë edhe mërzinë.

Bëhuni model për ta

Hulumtimet tregojnë që ju mund ta pasoni temperamentin tuaj tek fëmijët tuaj – jo patjetër përmes gjeneve – por përmes sjelljes suaj. Për të mirë, apo për të keq, fëmijët e kapin disponimin e prindërve. Madje edhe foshnjat imitojnë mënyrën emotive të prindërve.

Me fjalë tjera, kur ju buzëqeshni, foshnja juaj buzëqesh dhe truri saj bëhet ‘rrjet’ për buzëqeshjet. Ngjashëm, edhe nëse foshnja juaj qan për orë të tëra, gjëja më e mirë që mund të bëni është që të mbani qetësinë sepse foshnja menjëherë do të imitojë shqetësimin.

Me foshnje të vogël, është normale që të ndjeheni e lodhur por nëse ju tërë kohën do të jeni e stresuar dhe depresive, është me rëndësi që të kërkoni për ndihmë. E gjithë kjo mund të kontribojë në probleme emotive.

Mësojini të bëjnë gjëra të rëndësishme

Gjatë rritjes së fëmiut tuaj, atij duhet ti mësohet se sa gjë e kënaqshme është kur i ndihmohet të tjerëve. Hulumtimet tregojnë që njerëzit që kanë kuptim në jetën e tyre janë më pak depresivë. Bamirësia dhe ndihma ndaj të tjerëve është pjesë e madhe e jetës së familjes. Madje edhe fëmijët e vegjël mund të përftojnë nga ky mësim.

Në 10 muajt e hershëm ju mund të filloni ti mësoni fëmiut tuaj kënaqësinë për të marrë dhe për të dhënë. Nëse ju i jepni një copë banane, lejojeni që të bëjë edhe ai të njejtën gjë duke iu dhënë juve ndonjë kafshatë. Tregojini se sa të lumtur ju bën juve ky gjest. Nëse i krehni flokët fëmiut, lejojini që t`iu bëjë të njejtën gjë edhe juve. Këto momente të vogla mund të ushqejnë një sensibilitet drejt të dhënit dhe kujdesit ndaj tjerëve./bebaime/

Komento