Si të rrisni produktivitetin e trurit tuaj

Si të rrisni produktivitetin e trurit tuaj

Si të rrisni produktivitetin e trurit tuajAftësitë e trurit tuaj mund të përmirësohen, madje vetëm me disa ndryshime të thjeshta në stil të jetës. Ja 10 gjëra që rrisni produktivitetin e trurit tuaj

1.Bëhu më i zgjuar rreth përdorimit të kohës tënde në internet

Shpenzimi i kohës në internet nuk do të thotë domosdoshmërish kontrollim i rrjeteve social apo mbushje e kohës me fotografi tërheqëse . Web-et kanë gjithashtu informacione të pafundme, kurse online dhe diskutime shkencore. Zëvendësoni disa minuta me informacione më “ushqyese” për trurin!

2.Shkruani gjërat që mësoni

Kjo s’do të thotë të shkruani pafund, por të reflektoni për atë çfarë shkruani. Kjo me siguri do ta përmirësonte fuqinë e trurin tuaj. Një instruktore joge sugjeron të shkruajmë afërsisht 400 fjalë në ditë për gjërat që kemi mësuar.

3.Bëni një listë të gjërave që keni arritur

Një pjesë ë mirë e inteligjencës tuaj ka të bëjë më vetëbesimin dhe lumturinë, pra rritini të dyja këto duke u ndalur jo vetëm tek lista e gjërave që nuk keni bërë në jetë por edhe tek ato që keni realizuar.

4.Luani lojëra elektronike

Lojërat elektronike jo vetëm që janë të këndshme për tu luajtur, por në të njëjtën kohë janë edhe një mënyrë shumë e mirë për të përmirësuar trurin tuaj. Një krijues i lojrave elektronike shprehet se nuk ka rëndësi se çfarë loje luan, mjafton që të stërvitni trurin.

5.Shoqërohuni me njerëz më të zgjuar

Mund të jetë pak e vështirë për vetëbesimin tuaj por të shoqërohesh me njerëz më të zgjuar është një nga mënyrat më të lehta për të mësuar. Një menaxher i suksesshëm sugjeron që të kemi miq të zgjuar sepse koefiçenti ynë i inteligjencës është sa mesatarja e pesë prej shokëve tanë të ngushtë.

6.Lexoni sa më shumë

Kjo nuk është ndonjë përgjigje surprizë por është një përgjigje logjike. Leximi përfundimisht është esencial. Opinione të ndryshme ka për atë se çfarë lexojmë dhe se çfarë tekstesh na bëjnë më të zgjuar, që nga përzgjedhja e një gazete të përditshme deri tek librat fikshën. Por për një gjë shkencëtarët bien dakord sasia e leximit është e rëndësishme.

7.Shpjegojeni atë që dini tek të tjerët

Albert Ajnshtaini ka thënë: “Nëse nuk e shpjegoni dot, atëherë do të thotë se nuk e kuptoni mjaftueshëm”. Sigurohuni se çfarë keni mësuar dhe se e keni fiksuar informacionin në memorien tuaj. Përpiquni atë që keni mësuar t’ia shpjegoni dikujt tjetër.

8.Bëni gjëra të reja dhe të rastësishme

Steve Jobs pasi braktisi shkollën kishte shumë kohë të lirë në dispozicion dhe vazhdoi një kurs kaligrafie. Në atë kohë atij kjo gjë iu duk e parëndësishme, por aftësitë e dizajnimit që ai mësoi në atë kurs i përdori më vonë, kur projektoi kompjuterët e tij të parë. Konkluzioni është që kurrë nuk mund ta dish se çfarë do të nevojitet më vonë. Duhet thjesht të provosh gjëra të reja dhe t’i përdorësh këto gjëra në eksperiencat e tua të mëvonshme.

9.Mësoni gjuhë të huaj

Pa dyshim që kjo nuk do të thotë se ju duhet ta flisni rrjedhshëm atë gjuhë brenda një kohë të shkurtër. Mund të mësoni nga tavolina juaj e punës në faqe të ndryshme si Livemocha ose Bussu.

10.Jepini vetes edhe pak kohë joproduktive

Nuk është ndonjë surprizë që medituesja Azula Altucher iu rekomandon t’i jepni trurit pak kohë për të nxënë atë që ka mësuar. Ndërsa një polic në pension thotë: “