Si të ruajmë lëkuren e fytyrës nga të ftohti dimëror

lekyra

Keni një lëkurë të ndjeshme, e cila dëmtohet shumë në ditët e ftohta dimërore. Nuk po arrini të gjeni dot produktin e duhur i cili do e mbrojë atë nga acari? Atëherë, ne ju sugjerojmë të provoni t’a trajtoni fytyren tuaj me një maskë natyrale e cila ka përbërës shumë të mirë, rezultati i të cilëve do t’ju lërë shumë të kënaqur.

Përbërësit

1 të bardhë veze,

½ lëng limon

1 lugë mjaltë

Përgatitja:

Në një tas hidhni të bardhen e vezë, rraheni mirë me një rrahëse vezësh deri sa të bëhet në formen e një marnge. Pastaj mund të shtoni mjaltin dhe lëngun e limonit, përzieni mirë të gjitha së bashku deri sa të jetë formuar një masë homogjene. Masken e përgatitur e vendosni mbi fytyrë dhe e lini të qëndrojë 20 minuta. Në fund shpërlani fytyren me ujë të vakët dhe e fshini me një peshqir të butë si mendafsh.

Komento