Si të shërohemi nga depresioni

Si të shërohemi nga depresioni

Humbja e energjisë është njëra nga karakteristikat e depresionit, thotë Robert Tajer, psikolog dhe profesor në universitetin shtetëror të Kalifornisë.

Kur bëhet fjalë për depresionin, sipas fjalëve të këtij psikologu, efekti fizik rrit disponimin e mirë në shkallën më të lartë.

Nuk është e panjohur se ushqimi i rregullt dhe aktivitetet e rregullta fizike ndikojnë në gjendjen psikologjike, por është risi fakti që ushtrimet bëhen pjesë e terapisë dhe faktor i rëndësishëm i daljes nga kjo gjendje. Humbja e energjisë është njëra nga karakteristikat e depresionit, thotë Robert Tajer, psikolog dhe profesor në universitetin shtetëror të Kalifornisë.

Kur bëhet fjalë për depresionin, sipas fjalëve të këtij psikologu, efekti fizik rrit disponimin e mirë në shkallën më të lartë. Pse? Sepse ushtrimet posedojnë fuqinë e gjenerimit të energjisë, e cila në tru lëviz krahas disa proceseve, përfshirë sekretimin e hormonit të kënaqësisë dhe të qetësisë.

Çfarë ndodh me psikikën kur fillojnë ushtrimet?

Kjo varet nga llojet e ushtrimeve, lodhja dhe sa ushtroni ju. Marrim shembull një shëtitje të shpejtë prej dhjetë minutave. Efekti bazë në disponim është akumulimi i energjisë, e cila ndihet si një rrymë që përshkon trupin. Më pas vjen ajo ndjenja e çuditshme që ndiejmë në kokë e që nuk mund ta shpjegojmë. Ajo për të cilën nuk kemi vetëdije është puna e sistemit endokrin dhe sekretimi i hormoneve që provokojnë ndjenjën e kënaqësisë dhe të qetësisë. Ushtrimet e zgjatura, për shembull, një orë aerobik, akumulon energji dhe zhduk tensionin psikik për disa orë të tëra edhe pas ushtrimeve, që ofron kohë të mjaftueshme që statusi hormonal të stabilizohet.

A janë të domosdoshme ushtrimet intensive që personat të ndihen mendërisht mirë?

Studimet kanë vërtetuar se shëtitjet prej vetëm 15 minutave do të shtojnë disponimin. Efektet mund të ndihen menjëherë – filloni me shëtitje, dëgjojeni trupin tuaj.

Çfarë të bëjnë ata që nuk motivohen nga ushtrimet?

Ky është një problem shumë i shpeshtë, ngase kur jeni nën depresion nuk posedoni energji e as dëshirë që të lëvizni nga vendi. Pra, dilni sa më shpesh në shëtitje, çdo ditë me hapa më të shpeshtë dhe shkoni më gjatë dhe në këtë mënyrë do ta ndieni se çfarë ndikimi pozitiv sjell shëtitja për organizmin tuaj.

A ka vërtetuar shkenca ndikimin e ushtrimeve?

Absolutisht që po. Është vërtetuar se ushtrimet janë pjesë përbërëse e trajtimeve kundër depresionit.

Komento