Si të shpëtoni nga fyti i qelbëzuar, pa antibiotikë

Si të shpëtoni nga fyti i qelbëzuar, pa antibiotikë

Si të shpëtoni nga fyti i qelbëzuar, pa antibiotikëZakonisht fyti i acaruar dhe me infeksion shkaktohet gjatë stinës së ftohtë të dimrit. Ai shkakton dhimbje dhe ndjesinë e përflakur të tij.

Megjithëse ekzistojnë shumë medikamente që i vijnë në ndihmë këtij problemi, fakt është se ato mund të shkaktojnë edhe probleme anësore. Ja disa mënyra natyrale se si të menjanoni grykët e acaruara dhe të qelbëzuara.

Mjalti: është konsideruar si një nga “mrekullitë” e natyrës. Që kohë më parë mjalti ka qënë përdorur për grykët e acaruara. Merrni nga një lugë mjaltë dhe mbajeni në fyt disa sekonda pa e gëlltitur. Përsëriteni këtë proçedurë 3 herë në ditë, derisa fyti të jetë shëruar tërësisht.

Uthull molle musht: merrni një gotë ujë të ngrohtë dhe hidhni 2 lugë gjelle uthull molle musht. Përdoreni këtë lëng si gargare çdo ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Uthulla e mollës është shumë e dobishme për të trajtuar infeksionet.

Komento