Si të shtojmë peshë në mënyrë të shëndetshme

pesha

E di që ka shumë edhe prej atyre që nuk bëjnë më pyetje “si te humbim peshe” por si të shtojme peshe. Nuk po flas për ndonjë mënyrë të keqe se si të shtosh peshë duke shtuar edhe dhjam por për një mënyrë të shëndetshme. Kjo do të thotë se në vend se të mbushesh me ëmbëlsira të ndryshme ju do t’i shërbeni vetës ushqime që ju ndihmojnë të shtoni muskuj dhe mas trupore. Si bëhet? Përmes këtyre këshillave:

Ha tre vakte në ditë. Po, kjo do të thotë se duhet të zgjohesh në mëngjes çdo herë për të ngrënë mëngjesin, që nuk guxon të anashkalosh drekën dhe se darka duhet të përgatitet gjithashtu.

Ha tre vakte të lehta çdo ditë. Në mënyrë që të shtoni peshë ju duhet që ta furnizoni trupin me ushqim rregullisht. Dhe mënyra më e lehtë është që të përgatitni një orar të ushqyerit që ka 3 vakte kryesore dhe 3 vakte te lehta. Caktoji vetes detyrë që të hash çdo 2 orë e gjysmë apo çdo 3 orë.

Mos pi pije pa kalori. Këtu përfshihet koka-kola, kafeja dhe çaji. Po kërkon kalori apo jo? Gjej dhe ble qumësht pa yndyrë ose me 1 përqind yndyrë. Ju do të dëshironit kalori të shëndetshme e jo yndyrë për këtë zgjedh qumësht 1% dhe shmang atë me sasi të lartë yndyre. Pi lëngje frutash dhe ujë.

Zgjidh ushqime me shumë kalori. Kjo do të thotë patate, makarona, oriz, misër dhe fasule në vend të selinos dhe karrotave. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të hash selino dhe karrot por më rrallë. Dhe në vend qe të pish lëng molle apo lëng portokalli pregatit lëng bananeje dhe lëng boronice. Mesohu të lexosh etiketat e ushqimeve dhe kështu zgjidh ushqime që janë me sasi më të lartë të kalorive.

Zgjero vaktet e ushqimeve. Me këtë dua të them se secili vakt duhet të përfshijë ndonjë ushqim si patate, oriz, makarona, bukë dhe drithëra, fruta dhe perime, si edhe mebelsira. Ushqime me proteina si pula, mishi kuq, peshk, gjalp kikiriku, bishtajore, vezë dhe djathë. Për të shtuar sasi të mjaftueshme të yndyrës por jo për të tepruar shto edhe nja dy apo tri lugë margarinë.

Stervitje. Ushtrimet e rregullta dhe aktiviteti ndihmon trupin tuaj që të shtoj muskuj dhe jo dhjam të padëshiruar. Një aktivitet fizik prej 30 minutave në ditë mjafton që të vere sistemin tuaj në lëvizje dhe gjithashtu nuk është i tepërt që të djeg shumë kalori. Nëse je më aktiv se kaq atëherë ju duhet të shtoni sasinë e kalorive. Dhe në fund…

Bëj gjumë të mjaftueshëm. Kjo është njëra nga mënyrat ndoshta me të lehta por që më së shumti anashkalohet. Fli së paku 8 orë në ditë. Trupit i duhen që të funksionoj në mënyrën e duhur.

Sa do të shtosh me anë të këtyre këshillave “si të shtoj peshë” varet nga njëri tek tjetri sepse secili reagon në mënyra të ndryshme dhe kështu varet se sa peshë do të shtoni. Por nëse hani mirë, e ushtroni paksa mund të arrini të shtoni nga 5 deri 8 kilogram përbrenda 6 deri 8 javëve. E di që duket kohë e gjatë por më mirë ngadalë. Kush e ka patur këtë problem dhe e ka kaluar mund të tregoje këshillat e tij/saj dhe të  na tregoje se si ka arritur të shtoje peshë.

 

Burimi: ushqimetendryshme.com

One Comment

  1. flm shumm qe na treguhet do ta provoj ndoshta do te shtoj peshë

Komento