Si të trajtoni aknet

Si të trajtoni aknet

Si të trajtoni aknetKalojmë gati se nëntë muaj në pritje të verës që të mund të veshim rrobe që zbulojnë lëkurën tonë, mirëpo po kjo nxehtësi shkakton edhe paraqitjen e akneve kudo në trupin tonë.

Jemi jashtë, jemi duke u djersitur dhe poret e tona me shumë gjasa bllokohen. E ekspozojmë lëkurën tonë ndaj tjetër ambienti ngase është mësuar. Kjo përzierje e faktorëve të ndryshëm shkakton paraqitjen e akneve, andaj folëm me ca ëkspertë se çfarë të bëjmë me paraqitjen e tyre në disa pjesë të trupit.

Lëkura e kokës
Lëkura e kokës është e stërmbushur me gjëndrra yndyrore që janë një nga shkaktarët kryesorë të paraqitjes së akneve. Gjithashtu kërpudhat që jetojnë në ambiente të tilla sikurse lëkura e kokës, mund të shkaktojnë gunga që i ngjajnë puçrrave. Shamponi me acid salicilik mund të ndihmojë në kontrollimin e tepricës së yndyrës dhe të qërojë lëkurën e vdekur e cila mund të bllokojë poret.

Veshët
Produktet e flokëve kombinohen me djersë që të krijojnë gunga të dhimbshme, të mbani flokët e mbledhura është një opsion. Sigurohuni që të trajtoni aknet me fashë që përmban acid glikolik apo salicilik që të pastrojë poret e bllokuara.

Gjoks
Gjëndrrat e bllokuara të djersitjes mund të shkaktojnë shpërthim të befasishëm në gjoks, kjo gjendje quhet “miliaria” dhe ndodh nga dejrsitja e tepërt. Paraqitja e akneve duket sikur me koka të bardha, që janë shumë irituese dhe të bezdishme.

Mbajeni lëkurën tuaj të ftohtë dhe të pastër nga djersitja, kur jeni nën diell mbrojeni lëkurën tuaj.

Komento