Si të trajtoni fytyren me produktet që ju gjënden në shtëpi

Si të trajtoni fytyren me produktet që ju gjënden në shtëpi

Si të trajtoni fytyren me produktet që ju gjënden në shtëpiTrajtimet për fytyrë të përgatitura në shtëpi janë mënyra më e thjeshtë, më pak e kushtueshme por me një rezultat fantastik. Një maskë e thjeshtë mund t’ju ofrojë të njëjtin efekt relaksi dhe dobie sa dhe trajtimet për të cilët paguani shuma marramëndese.

Përbërësit;

Rrush, thika, tas i vogël, 1 lugë mjaltë, 1 lugë kos i thjeshtë, 1 lugë fara tërshëre, lugë, 3 copa të lagura, mikrovale, dy rrathë kastraveca, dhe një peshqir.

Përgatitja;

Merrni rrushin, shtypeni dhe heqni farat, me ndihmen e thikës. Vendosni ‘mishin’ pra pjesën e brendshme të kokrrave të rrushit mbi fytyrë, të cilen e keni larë dhe pastruar më parë. Masazhoni fytyren dhe e lini lëngun që të tonifikojë lëkuren tuaj.

Në një tas përzieni një lugë mjaltë, farat e tërshëres, dhe kosin deri sa të krijoni një masë të lëngshme e cila do të ngjeshet pas lëkurës së fytyrës, si dhe do t’i dhurojë asaj një efekt zbutës me pamje lëmuese. Merrni dy copëza peshqiri, lagini ato me ujë dhe vendosni në mikrovale të nxehen për disa sekonda.

Mos i lini të nxehen shumë sepse do të jetë e dëmshme për lëkuren tuaj. Merrni copat e peshqirit vendosni mbi fytyrë ku më parë keni vendosur masken. Pra, pasi të keni vendosur masken, të keni vendosur edhe dy rrathet e kastravecave mbi sy për t’i relaksuar ato, ju sugjerojmë të mbuloni fytyren me peshqir të lagur për një efekt sa më të mirë. E lini trajtimin të qëndrojë 15 minuta, pastaj shperlani fytyren me ujë të freskët.

Komento