Si t’i kuptojmë shenjat paragripale dhe si të ruhemi

Si t’i kuptojmë shenjat paragripale dhe si të ruhemi

Si t’i kuptojmë shenjat paragripale dhe si të ruhemiNë këtë periudhë të vitit, shqetësimi më i madh për shëndetin tonë është si të parandalojmë apo luftojmë gripin. Ai përcaktohet si e keqja dimërore!

Kolla, ethet, temperatura e lartë, dhembja e të gjithë muskujve… këto janë simptomat që pothuajse të gjithë i kemi provuar kur jemi prekur nga gripi, e prej të cilit jemi detyruar madje edhe të bëjmë pushim të detyruar për disa ditë.Tek të miturit gripi shpeshherë shoqërohet me të vjella, diarre dhe rrallë me temperaturë.

Shpesh te fëmijët në moshën parashkollore, sytë e skuqur dhe infeksioni i syve janë karakteristikat e gripit, të shoqëruar me temperaturë.
Te fëmijët e moshës 1-5 vjeç gripi shoqërohet shpesh me laringotrakeit dhe bronkit me temperaturë të lartë.

Simptomat, mbrojtja dhe parandalimi
Gripi karakterizohet për temperaturën e lartë deri në 38 gradë, e cila vazhdon konstant për të paktën 2/3 ditë, prekje të rrugëve respiratore, dhimbje fyti, dhimbje muskulare dhe dobësi trupore. Personat të cilët sulmohen nga virusi i gripit alternojnë ndjesinë e të ftohtit me të ngrohtin apo ethe. Kush preket nga virusi i gripit duhet të dijë se pas 3/4 ditësh virusi ul aktivitetin dhe pas disa ditë pushimi, personi i kthehet aktiviteve të përditshme.

Pra, duhet të kemi kujdes nga simptomat e para. Virusi i gripit përhapet në mënyrë të shpejtë, duke prekur gjithnjë e më shumë persona. Gripi i këtyre ditëve mund të përkufizohet ‘para-grip’. Simptomat janë të ngjashme me gripin e vërtetë, e cila do të ketë pikun e saj në muajin dhjetor.

Simptomat paragripale të këtyre ditëve janë të shkaktuar nga virus të ngjashëm me ata të gripit real, të cilët bëjnë pjesë në kategori të gjërë që shkojnë nga rinoviruset në coronaroviruse.
Sindromi paragripal karakterizohet nga kolla, dhimbje fyti, veshi, ulje e tonit të zërit, dobësi trupore. Virusi gjen terren në ndryshimet klimaterike (temperaturave të ulëta) të këtyre ditëve.
Nuk duhet ngatërruar simptomat e influencës nga një ftohje e zakonshme sepse paraqesin klinikë të ngjashme.

Komento