Si t’i “luftoni” striat e zgjeruara?

Si t'i "luftoni" striat e zgjeruara?

Si t'i "luftoni" striat e zgjeruara? Të rralla janë ato femra që nuk kanë stria. Ato vija të shëmtuara më së shpeshti paraqiten në pubertet, por edhe për shkak të ndryshimeve në peshë, si dhe gjatë shtatzënisë. Për t’i mënjanuar ato, kjo recetë e thjeshtë mund t’ju ndihmojë shumë.

Përbërësit:

-1 lugë me sheqer

-1 lugë me vaj ulliri ose ricini

-Lëngu i një gjysme të limonit

-1 kapsulë me vitaminë E

Përgatitja:

– I përzini përbërësit deri kur të bashkohen, e më pas me lëvizje qarkore e fërkoni zonën e dëshiruar.

– Më së mirë është që për fërkim ta përdorni një brushë, sepse një gjë e tillë do ta nxisë qarkullimin në pjesët e trupit ku ato zakonisht paraqiten.

Përsëriteni procedurën për çdo ditë, për 2-3 minuta. Masa mund të mbahet në frigorifer edhe deri në tri javë.

Komento