Si t’i parandaloni varicet

thumbnail

thumbnailVaricet janë rezultat i qarkullimit të dobët të gjakut. Ato janë të shëmtuara dhe prekin përgjithësisht femrat.

Si t’i parandaloni dhe trajtoni ato?

Varicet janë të dukshme në sipërfaqe të lëkurës. Ato ndodhen kryesisht tek këmbët ose kofshët dhe nuk janë shumë estetike.

Faktorët që favorizojnë shfaqjen e tyre janë trashëgimia, obeziteti, ndryshimet hormonale. Varicet prekin më shumë gratë që qëndrojnë për orë të gjata më këmbë si shitëset ose kamarieret.

Metoda më e fundit për të kuruar varicet është ajo me lazer endovenoz: Procedura zgjat një orë dhe kryhet nën anestezi (lokale ose të përgjithshme). Për të parandaluar venat me varicet dhe për të vonuar shfaqjen e tyre, është më mirë të kesh një mënyrë jetese të shëndetshme: ushqim i ekuilibruar dhe aktivitet fizik. Ecja është e shkëlqyer për t’i luftuar.

Këshilla: Shmangni çdo gjë që favorizon shfaqjen e variceve si: ekspozimi në diell, sauna, banja të nxehta.

Komento