Si ti rritim shpejtë flokët e dëmtuar

Si ti rritim shpejtë flokët e dëmtuar

Si ti rritim shpejtë flokët e dëmtuar Nëse keni probleme me rritje të flokëve, për shkak të dëmtimeve që flokët tuaj mund të kenë pësuar me kalimin e kohës, atëherë kjo listë këshillash do t’ju ndihmojë të arrini flokë të shëndoshë, sikurse që i keni pasur më herët

1. Ndërrimi i shamponit

Ndërrimi i shamponit është një hap shumë i rëndësishëm nëse jeni duke kërkuar mënyrën e qëlluar për rritje më të shpejtë të flokëve. Shpeshherë ndodh që njerëzit të përdorin shamponin e familjes, mirëpo një veprim i tillë mund të ndikojë shumë negativisht në shëndetin e flokëve tuaj, andaj është shumë e rëndësishme që ta gjeni shamponin që ju përshtatet dhe të vazhdoni me përdorimin e tij.

2. Largojuni nxehtësisë!

Armiku më i rrezikshëm i flokëve është nxehtësia, andaj, nëse ju mund t’i shmangeni përdorimit të hekurit për drejtim të flokëve, atëherë do të ishte gjëja më e mirë që ju do të mund të bënit ndonjëherë për shëndetin e flokëve tuaj. Provoni të mos përdorni hekur për drejtim, të paktën një javë, dhe do të bindeni menjëherë për ndryshimet pozitive.

3. Merrni vitamina!

Edhe nëse jeni duke përdorur vitamina të ndryshme, është shumë e rëndësishme që atyre t’u shtoni biotinë. Një përzierje e tillë do t’ju ndihmojë jo vetëm me rritjen e shpejtë të flokëve, mirëpo do të ketë ndikim pozitiv edhe në shëndetin e lëkurës dhe thonjve tuaj.

Image
4. Shkurtoni flokët!

Nëse flokët tuaj janë shumë të thatë dhe të dëmtuar, atëherë shkurtimi i flokëve mund të jetë zgjedhja e vetme për ju. Nëse dëshironi të keni flokë që shndrisin, e që dallojnë shumë nga ato që keni momentalisht, atëherë shkurtimi i tyre do të ishte ‘ilaç’ për ju.

5. Trajtoni flokët tuaj me kujdes!

Kujdesi ndaj flokëve është shumë i rëndësishëm për shëndetin e tyre dhe mënyra më e mirë për t’u kujdesur për flokët është përmes përdorimit të zbutësve, të paktën një herë në javë. Megjithatë, ndikimi i zbutësit ose preparateve të ngjashme nuk është i madh nëse ju nuk krijoni një rutinë të përdorimit të tyre.

6. Kini kujdes me ushqimet!

Mund të tingëllojë shumë klishe, mirëpo është një këshillë që duhet përsëritur për t’u mos u harruar. Shpeshherë harrojmë për ushqimet e shëndetshme kur vihemi përballë ushqimeve të lezetshme nëpër restorante, mirëpo kurrsesi nuk guxoni ta bëni një gabim të tillë, pasi që ushqimi i shëndetshëm është i lidhur ngushtë me shëndetin e flokëve tuaj.

7. Pini ujë!

Uji është një tjetër faktor shumë i rëndësishëm si për shëndetin e trupit, ashtu edhe për atë të flokëve tuaj. Edhe nëse nuk e keni shprehi të konsumoni shumë ujë në ditë, duhet të mundoheni maksimalisht të pini sa më shumë.

Komento