Si ti shpetojme nga ankthi

Si ti shpetojme nga ankthi

Mungesa e shpresës, ndjenja e pa shpjegueshme e pikëllimit dhe humbjes, frika irracionale janë ndjenja normale që mund të lajmërohen pas situatave stresuese, por edhe pas disa zhvillimeve në jetë.

Pra, nëse ndonjëra prej këtyre ndjenjave ju mban më gjatë se një javë, kjo do të thotë se keni një problem që duhet zgjedhur me psikologun.

Simptomat e njëjta me infarktin janë karakteristike për një sulm të ankthit. Çrregullimet e ankthit nuk janë vetëm një sëmundje, por janë një grup sëmundjesh që karakterizohen me kohëzgjatjeve, siç është sikleti ekstrem dhe tensioni.

Në një masë të madhe çrregullimet nxiten nga gjenet, sikurse kur trashëgojmë ndonjë talent, pra ekziston mundësia që edhe këto çrregullime të trashëgohen. Personat me çrregullime të tilla pandërprerë brengosen se diçka e keqe do t’u ndodhë apo të afërmeve të tyre.

Ankthi na lajmëron se jemi të rrezikuar, por pa kurrfarë shfaqje të rrezikut. Është shumë e saktë se rrënjët janë shumë të thella, mund të shkaktohen me trauma preverbale apo të shkaktohen në situata jetësore apo të jenë rezultat i brengës se diçka do të ndodhë në të ardhmen e afërt.

Çrregullimet dhe paniku
Ndjenja e paarsyeshme e panikut është karakteristike tek personat me këtë çrregullim, ku shumica e personave të tjerë nuk do të ndiente frikë. Sulmet përcillen me simptoma jo të këndshme fizike, siç është ndjenja se së shpejti do të pësojë infarkt. Po ashtu është e pranishme frika se do të “çmendet” apo që frika nga paniku do të sjellë vdekjen humbjen e tërësishme të kontrollit mbi veten. Këto frika për pasojë mund të ketë që personat të fillojnë të ndiejnë agorafobinë, që seriozisht mund të çrregullojë jetën e tyre. Ky nuk është ndonjë çrregullim i veçantë, veçse frika nga qëndrimi në një vend të caktuar apo nga një situatë e caktuar. Personat me agorafobi më së shpeshti ndiejnë frikë kur gjenden në market apo qendër tregtare, në secilin vend ku ka tollovi, në ambiente të mbyllura, ashensor dhe rrugë.

Komento