Si zhvillohen shqisat e foshnjes në barkun e nënës

Si zhvillohen shqisat e foshnjes ne barkun e nenes

Si zhvillohen shqisat e foshnjes ne barkun e nenesShqisa e prekjes zhvillohet në javen e tetë të tremujorit të parë. Ndjeshmëria në prekje lajmërohet së pari në faqe, mandej zgjerohet në zonen e gjenitalëve (java e 10), pëllëmbë (java e 11), dhe shputa (java e 12). Në atë periudhë të shtatzanisë gjatë vizitës me ultraze mund të vereni nëse foshnja thith gishtin apo nëse prek pjesët e tjera të trupit. Gjate javës së 17 zhvillohet ndjeshmëria në prekje të abdomenit, ndërsa gjerë në javen e 32 të gjitha pjesët e trupit të foshnjes në bark janë të ndjeshme në nxehtësi, në të ftohtit, në shtypje apo dhëmbje.

Cilat shije i njeh foshnja gjatë qendrimit në barkun e nënës?

Shqisa e shijes tek foshnja në barkun e nënës, pjesërisht është e zhvilluar që në javen e 15-të shtatzanisë. Hulumtimet vertetojnë që në atë  periudhë foshnja në bark dallon shijen e lëngut amniotik, për dallim nga ushqimi i nënës (psh. shijen e hudhres apo qepës).

A i ndjen aromat foshnja gjatë qendrimit në barkun e nënës?

Hunda zhvillohet në mes të javëve 11 dhe 15 të shtatzanisë. Gjatë kohes së qëndrimit të saj në barkun e nënës e ndjen aromen e lëngut amniotik, i cili dallon nga aromat e ushqimit të nënës. Në lengun amniotik janë zbuluar mbi 120 aroma të ndryshme të cilat i ndjen foshnja.

A dëgjon foshnja në barkun e nënës?

Shqisa e degjimit fillon tv zhvillohet ne javen e tetë të shtatzanisv. Në javen e 18 formohet veshi i brëndshem dhe nervat e trurit janë të zhvilluara mjaftueshëm ashtu që foshnja juaj dëgjon të rrahurat e zemrës suaj. Rreth javës se 25 të shtatzanise foshnja dëgjon zërat e jashtëm, ndërsa gjërë në javen e 27 fillon njohjen e zërave.

A mund të shoh foshnja gjatv kohës që ndodhet në barkun e nënës?

Shqisa e të parit zhvillohet e fundit dhe kapaket e syve janë të mbyllur gjërë në javën e 26-të shtatzanisë. Në atë periudhë retina zhvillohet plotësisht dhe gjatë javës së 26 foshnja hap dhe mbyll sytë.

Megjithatë, madje edhe gjatë kohës kur i ka kapaket e syve të mbyllur, në retinen e syrit të foshnjës mund të depërtoje një sasi e vogël e drites, e padëmshme, përmes lëkures së nënës nëse ajo gjëndet në drite të forte apo në diell.

Burimi: infoalbania.org

Komento