Simptomat e bronkitit kronik

Simptomat e bronkitit kronik

Grupmoshat më të prekura nga bronkiti kronik janë të moshuarit dhe fëmijët. Personat që pinë duhan ose qëndrojnë për një kohë të gjatë në ambiente ku pihet duhan janë më të rrezikuar për t’u prekur nga kjo sëmundje.

Të predispozuar janë edhe ata persona që kanë nivel të ulët imuniteti, përfshi diabetikët apo personat e prekur nga sëmundje imunologjike. Natyrisht, edhe personat që kanë të afërm apo prindër të prekur nga bronkiti kronik.

Meshkujt janë më të predispozuar për t’u sëmurë më tepër se femrat, sepse këto të fundit kanë një faktor imunitar mbrojtës më të fortë se meshkujt, kjo për shkak të hormoneve femërore që luajnë rol mbrojtës. Natyrisht që te meshkujt, përveç kësaj, ndikon edhe pirja e duhanit, punët në ambiente me pluhur etj.

 

Simptomat tipike me të cilat shfaqet bronkiti kronik:

– Kollë e fortë

– Bllokim hundësh

– Sekrecione nga hunda

– Dhembje në kraharor

– Dobësi e përgjithshme trupore, debulesë

– Mungesë oreksi

– Dhembje koke

– Dhembje muskujsh dhe kockash

– Temperaturë jo e lartë

Komento