Simptomat e diarrese

Simptomat e diarrese

Jashqitje të ujshme: Jashtëqitja mund të ketë çfardo lloj ngjyre. Eleminimi i jashqitjeve me ngjyrë të kuqe sugjeron për gjakrrjedhje intestinale dhe mund të jetë shenjë e një infeksioni serioz.

Eleminimi i jashqitjeve te trasha me ngjyrë të zezë sterrë sugjeron për gjakrrjedhje sinjifikative nga stomaku ose pjesa e sipërme e intestinit dhe nuk është e shkaktuar zakonisht nga një infeksion akut.

Krampe abdominal: Me raste diarrea shoqerohet me dhimbje abdominale/të barkut të lehta deri të moderuara. Dhimbje të forta abdominale apo gastrike nuk janë të zakonshme dhe, nqs janë prezente mund të flasin për një sëmundje më të rënde.

Temperature: Nuk është e zakonshme një temperature e lartë. Në qoftë se është prezente, personi i prekur mund të ketë me shumë se një diarre akute.

Dehidrimi: Në qoftë se diarrhea ndiqet nga dehidrimi, kjo është një shenjë e një sëmundje me potencial më të rëndë.

Shembuj të shenjave dhe simptomave të dehidrimit janë:

Adultet mund të jenë shumë të etur dhe të kenë gojë të thatë.
Lëkura e personave të moshuar mund të duket si e lirshme. Të moshuarit mund të duken gjithashtu të përgjumur ose të kenë ndryshime në sjellje dhe konfuzion gjatë dehidrimit.
Fëmijët e dehidruar mund të kenë sytë të thelluar, gjuhë të thatë dhe urinojnë më pak se normalisht. Ata mund të duken të përgjumur ose të refuzojne të ngrënit ose të pirit.

Vetëkujdesi në shtëpi për diarrenë

Diarrhea akute mund të trajtohet në shtepi. Diarrhea përgjithësisht kalon në 2 -3 ditë pa ndonjë mjekim specifik.

Trajtimi i diarresë në adultet

Adultet duhet të pijnë sasi të konsiderueshme likidesh për të evituar dehidrimin.

Rizëvëndësimi i humbjes së ujit nga diarrhea është i rëndësishëm. Evitoni qumeshtin sepse mund të përkeqësojë diarrenë. Pijet që përdoren në sport si powerade etj mund të përmirësojnë situatën sepse ato kane elektrolite që ndihmojnë në hidrim.
Në qoftë se personi i prekur është i aftë të ushqhet, duhet të evitoje ushqimet e yndyrshme dhe me dhjame. Adultet dhe fëmijët duhet të inkurajohen që të ndjekin dieten “BOLT” (banane , oriz, lëng molle dhe toste). Kjo diete është kombinim i ushqimeve të përdorura për trjatimin e diarrese. Pasi diarrhea të largohet evitoni pijet alkolike dhe ushqimin pikant për dy ditë më shumë.
Personat mund të vazhdojnë aktivitetin e tyrë të zakonshëm në qoftë se janë me diarre të lehtë; sidoqofte ushtrime të rënda duhet të evitohen deri në përmirësim sepse lodhja rrit rriskun për dehidrim.
Gratë shtatzane me diarre duhet të sigurohen për rehidrimin dhe duhet të konsultohen me mjekun e tyre.

Trajtimi i diarresë te femijët

Diarrhea te fëmijët mund të jetë problem më i madh.

Fëmijët paraqesin probleme të veçanta për shkak të rriskut të tyre të lartë për dehidrim. Ata duhet të marrin shpesh ujë.
Solucione si Pedialyte mund të jenë më tërheqëse se vetëm uji për fëmijët. Këto lëngje përmbajnë edhe elektrolitet e nevojshme. Mos përdorni kurrë tableta me kripe sepse ato e përkeqësojnë diarrenë.

Fëmijët me jashqitje të shpeshta, temperaturë, ose të vjella duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë shkollën/kopshtin deri në eleminimin e shenjave. Kjo e lejon fëmijën të pushojë, përmirësohet dhe eviton që fëmijët e tjerë të ekspozohen ndaj infeksionit.

Sic u tha mësiper inkurajohet edhe te fëmijët dieta “BOLT”(banane, oriz, leng molle, tost)

Kur të kërkohet ndihma mjeksore

Diarrea mundet zakonisht të trajtohet mirë me përkujdesje në shtëpi. Në disa raste mund të bëhet më e rëndë. Një person duhet të shkojë në urgjence në keto situata:

në qoftë se personi ka diarre shoqëruar me temperaturë të lartë, dhimbje barku të moderuar deri të rëndë ose dehidrim nuk mund të menaxhohet në shtëpi;
në qoftë se diarrhea shfaqet me gjak (mund të duket e kuqe ose e errët); ose
në qoftë se personi është i përgjumur dhe nuk reagon si normalisht.

Kontaktoni me mjekun tuaj ose telefoni në numrin 042/357535 (Spitali Amerikan Tirana 1) ose 042/366663 (Spitali amerikan Tirana 2) në qoftë se ndodh ndonjë nga këto komplikacione:

Të vjellat dhe pamundësi për të toleruar ushqimet ose pijet;
Shenja dehidrimi
Temperaturë e lartë, dhimbje abdominale sinjifikative, jashqitje shumë të shpeshta ose diarre me gjak.
Në qoftë se personi është i moshuar ose ka problem shëndetsore serioze veçanërisht diabet, probleme kardiake, të veshkave, sëmundje të mëlçisë ose HIV ose AIDS.
Duhen këshilluar prindërit për të parandaluar dehidrimin te fëmijët.
Simptomat nuk përmirësohen ose kur ato përkeqësohen
Kur diarrhea shfaqet pas ose në udhetim.

Hospitalizohen:

Në qoftë se ndonjë person ka diarre të rëndë, veçanërisht të shoqëruar me dehidrim duhet të shtrohet në spital për tju nënshtruar terapisë me likide dhe të jetë nën observim.

Shkaqet e diarrese

Infeksionet virale shkaktojnë shumicën e rasteve të diarreve dhe janë tipikisht të shoqëruara me simptoma të lehta deri të moderuara me dalje jashtë të shpeshta dhe të ujshme, krampe/spazma abdominale, temperature jo e larte. Diarrhea zgjat zakonisht nga 3 në 7 ditë.

Shkaqet e zakonshme të diarresë nga infeksionet virale janë:

Rotavirus është shkak i zakonshëm te fëmijët e vegjël;
Norovirus (p.sh Norwalk virus, caliciviruses) është shkaku më i shpeshtë i diarresë epidemike në adultë dhe fëmijët e moshës së shkollës.
Adenovirus janë të shpeshta në çdo grup moshe.

Infeksionet bakteriale shkaktojnë rastet më serioze me diarre. Tipikisht, infeksionet me baktere ndodhin nga ushqimi ose pijet e kontaminuara. Infeksionet bakteriale gjithashtu shkaktojnë simptoma të rënda, shpesh me të vjella, temperaturë, krampe/spazma abdominale të rënda ose dhimbje abdominale. Jashqitje të shpeshta dhe të ujshme.
Disa nga shkaqet e diarrese së shkaktuar nga infeksionet bakteriale, janë:

Në raste me serioze jashqitjet mund të përmbajnë mukus, qelb, ose gjak. Pjestarë të familjes ose persona që kanë ngrënë nga i njëjti ushqim i kontaminuar kanë të njëjtat shenja.
Udhetimet në vende të tjera është një mënyrë e zakonshme që personi të preket nga diarrhea e udhetarit.
Campylobacter, salmonellae, dhe shigella janë mikroorganizmat me të zakonshëm që shkaktojnë diarre nga infeksione bakteriale.
Shkaqet më pak të zakonshme janë Escherichia coli (zakonisht e quajtur E coli) Yersinia, dhe listeria.
Përdorimi i antibiotikeve mund të çojë në mbirritjen e Clostridium difficile, që është bakterie në zorrë.

Parazitët shkaktojnë infeksione të sistemit digjestiv nga perdorimi i ujit të kontaminuar. Parazitët më të zakonshëm që shkaktojnë diarre janë Giardia lamblia, Entamoeba histolytica, dhe Cryptosporidium.

Çrregullim intestinal ose sëmundje duke përfshirë sëmundjen inflamatore të zorrëve, sindromin e zorrës së irrituar, diverticulitis, colitis microskopik, dhe celiakia mund të shkaktojnë diarre.

Reaksioni ndaj disa medikamenteve mund të shkaktojë diarre. Medikamentet më të zakonshme që shkaktojnë diarre janë antibiotikët, medikamentet antihypertensive, medikamentet antikanceroze, dhe antiacidet veçanërisht ato që përmbajnë magnesium.

Intoleranca ndaj ushqimeve si sheqer diabetik artificial dhe laktoza (sheqeri që gjendet në qumësht) mund të shkaktojnë diarre./spitaliamerikan/

Komento