Simptomat e Hemorroideve

Hemorroidet - ushqimi më i mirë për shërim, simptomat dhe nxitësit

Gjakderdhja e dhimbshme mund të jetë simptomë e kolitisit, sëmundjes së krohnit apo edhe tumorit. Secilin prej këtyre simptomave duhet ta lajmëroni dhe ta kontrolloni te mjeku dhe duhet ta ndryshoni ushqimin.

Rreth 50% e njerëzve më të moshuar se 50 vjeç vuajnë prej hemorroideve, ka treguar një hulumtim i kryer në klinikën Majo. Simptomat më të shpeshta të këtij çrregullimi të dhimbshëm janë gjakderdhja dhe djegia në hapësirën e zorrës së trashë. Sa shpesh do të shfaqet varet prej gjenetikës, por një dhimbje si kjo më së shumti e nxit mënyra jo e shëndetshme e të jetuarit.

Konsumoni ushqim të thatë dhe të varfër për nga proteinat, nuk konsumoni ujë sa duhet dhe shumicën ditës e kaloni duke qëndruar ulur në karrige, gjasat janë shumë të mëdha se edhe ju do të vuani nga mbyllja dhe jashtëqitja e fortë. Më pas, si pasojë e kësaj do të vuani nga presioni dhe ënjtja në vena dhe pikërisht këto vena të ënjtura janë hemorroidet.

Hemorroidet shërohen varësisht nga ajo se sa janë të theksuara, por proktologët theksojnë se asnjë krem apo ndonjë banjë e ngrohtë nuk do t’i largojë – ato vetë do t’i zbusë ato. Mu për këtë arsye është shumë e rëndësishme që me kohë të lajmëroheni te mjeku, i cili do t’ju këshillojë se ci